E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, 31-vjet burg për dy grabitësit

Autori i Lajmit: red.
Janë shpallur fajtorë për veprën penale të grabitjes dhe do të qëndrojnë plot 31 vjet në burg. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dënoi dje me 31 vjet burg gjithsej të pandehurit Petrit Lazaj dhe Albana Zenelaj. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se tre të dyshuarit u shpallën fajtorë për grabitjen me pasojë vdekjen e shtetasit Gëzim Shullani, pak muaj më parë në kryeqytet. Gjykata dënoi me 25 vjet burg të pandehurin Lazaj dhe 6 vjet bashkëpunëtoren e tij, Albana Zenelaj, përkatësisht 38 dhe 37 vjeç. Sipas të njëjtave burime, mësohet se një seancë më parë, gjatë dhënies së konkluzioneve përfundimtare për këtë çështje, prokuroria kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Petrit Lazajn dhe 9 vjet burg për Albana Zenelajn.
Ndërkohë që burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se dy të akuzuarit u arrestuan më 3 mars të këtij viti nga forcat e policisë së Tiranës, si autorë të dyshuar të vrasjes me sende të forta, për qëllime grabitjeje, të shtetasit Gëzim Shullani
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›