Pranga tre trafikantëve të kokainës
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Zbardhet linja e trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Greqisë, shkon në tre numri i të arrestuarve. Studentja e mjekësisë transportonte drogën nga kryeqyteti në Kapshticë dhe më pas në shtetin helen në çantën e dorës. Në “misionin” e saj është ndihmuar nga persona tashmë të arrestuar, duke e çuar kështu në tre numrin e të dyshuarve. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur dje se operacioni i koduar “Çanta e dorës” ka dërguar në qeli Aurora Liçon, 21 vjeçe, studente, Ilia Naslazin, 46 vjeç, i njohur me emrin Arben Naslazi dhe Pandush Naslazin, 36 vjeç, nga Korça, i njohur me emrin Fredi Naslazi. Ndërkohë që tre të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike më shumë se një herë dhe po hetohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke ua vështirësuar kështu punët me drejtësinë tre të arrestuarve.
Trafiku
Kokaina prej 614 gramësh, e bllokuar parmbrëmë në Kapshticë, ka çuar në pranga dhe dy persona të tjerë. Policia e Shtetit bëri të ditur dje, se nga Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe Policia e Korçës u krye operacioni i koduar “Çanta e dorës”. Sipas të njëjtave burime, gjatë aksionit, në pranga ranë Aurora Liço, 21 vjeçe, studente, Ilia Naslazi, 46 vjeç, i njohur me emrin Arben Naslazi dhe Pandush Naslazi, 36 vjeç, nga Korça, i njohur me emrin Fredi Naslazi. Prangosja e tyre është bërë pasi dyshohen se kanë konsumuar veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim”. Burimet zyrtare nga policia bënë të ditur se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kalonin një sasi lënde narkotike në drejtim të Greqisë.
Hetimet
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Kapshticë, Aurora Liços, në momentin që do të kalonte kufirin shtetëror, i janë sekuestruar 614 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Lënda narkotike ishte e futur në çantën e dorës. Ndërkohë që dy persona të tjerë dyshohet se kanë qenë organizatorët e këtij trafiku. Hetimet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ditën e djeshme, nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë u finalizua me sukses operacioni i koduar “Çanta e dorës” për arrestimin e këtyre shtetasve.
Arrestimi
Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi dyshohen se kanë konsumuar elementet e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/a e 25 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shtetases Aurora Liço, në momentin që do të kalonte kufirin shtetëror, i janë sekuestruar 614 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Lënda narkotike ishte futur në çantën e dorës.
Dy bashkëpunëtorët e saj dyshohet se kanë qenë organizatorët e këtij trafiku. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Të arrestuarit
1. Aurora Liço, 21 vjeçe, studente.
2. Ilia Naslazi, 46 vjeç, i njohur me emrin Arben Naslazi.
3. Pandush Naslazi, 36 vjeç, i njohur me emrin Fredi Naslazi.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008