E Diel, 1 Nëntor 2026

Ti hapim fund keqqeverisjes së Berishës

Autori i Lajmit: red.
Pas konferencës Kombëtare të Arsimit që do të pasojë me programin e ri për këtë sektor, ka nisur dje etapa e fundit e Dialogut me Shqipërinë për Bujqësinë dhe zhvillimin rural. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka udhëtuar drejt komunës Kukur të Gramshit ku ka bashkëbiseduar me banorë të saj për vështirësitë e jetesës me punën në bujqësi. “Duhet t i japim jetë një bashkimi të ri, përtej kufijve të partive, sepse përpara se të jemi socialistë dhe demokratë, jemi shqiptare e shqiptarë, jemi qytetatarë e qytetare, të rinjë, gra e burra, të moshuar që meritojmë të jetojmë me dinjitet në qytetet e fshat. Pavarësisht vështirësive, duhet të gjejmë forcën të jemi së bashku për t i kapërcyer”, - theksoi Rama para gramshiotëve. Sipas tij duhet ti jepet fund keqqeverisjes dhe politikës së vjetër të së shkuarës, që shëmbëlltyrë të vet ka Kryeministrin Sali Berisha, së bashku me ca ministra, që e ka kthyer qeverinë në një zyrë avokatie për konfliktet e tij me institucionet dhe shtetin, si pasojë e një korrupsioni të paimagjinueshëm ku është zhytur së bashku me qeverinë e tij.

Ky lajm është publikuar: 28/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›