E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Lëvizje të re, komunikim në gjithë vendin

Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka njoftuar nisjen e një lëvizjeje të re në gjithë vendin, duke kërkuar nga deputetet të flasin sy më sy me njerëzit, per te shpalosur programin per nje Rilindje shqiptare.

Brenda kohës që ka mbetur nga sesioni parlamentar, cdo deputet të ketë komunikim në cdo zonë të vendit, me strukturat, përfaqësuesit nga cdo qendër votimi për të folur e dëgjuar- tha ai.

Sipas Ramës , për të fituar zgjedhjet PS ka  vetëm fuqinë njerëzore që duhet të mblidhet,  fitohet e bashkohet.

Rrënimi është aleati i pushtetit rrënues. Aleati ynë është zëri i të ardhmes, fara e shpresë që duhet ta mbjellim në cdo shtëpi shqiptare, zemra e popullit opozitar që duhet ta bëjmë të rrahë fort përmes trokitjes sonë për një rilindje shqiptare. Duhet të bëjmë që asgjë të mos duket e pamundur për cdo shqiptar që do ndryshimin. Ky është një mision patriotik, të cilin do e nisim nga vetja, duke rrezatuar besnikëri e solidaritet- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›