Gjykata: Burg pa afat për vrasësin e policëve
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje masën e sigurisë "arrest me burg" për vrasësin e dy policëve, Afrim Hasanaj. Ka qenë prokuroria ajo që e ka kërkuar dhënien e një mase të tillë nën argumentin se ajo disponon provat e nevojshme të fajësisë së të pandehurit. "Afrim Hasanaj ka pohuar vrasjen vetë dhe ne kemi prova kundër tij që e dëshmojnë atë", kanë thënë përfaqësuesit organit të akuzës, të cilët kanë kërkuar masën e sigurisë të arrestit me burg. Vetë i dyshuari Afrim Hasanaj, i cili akuzohet për vrasjen e dy policëve ka deklaruar se ka qenë i dehur, kur ka ndodhur ngjarja. Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, 32-vjeçari ka pohuar se nuk mbante mend asgjë, pasi ka qenë i dehur. Ndërkohë, dje në gjykatë nuk ka preferuar të flasë. Avokati mbrojtjes i kërkoi gjyqtarit një ekspertizë psikike, por gjykata nuk pranoi.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, ai i ka kërkuar drejtësisë të marrë masa sigurie për familjen, për shkak të hasmërisë së dy familjeve të policëve të vrarë. Hasanaj akuzohet për vrasjen e dy efektivave Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës, katër ditë më parë në qytetin e Kukësit, kur këta të fundit ishin duke pirë kafe në një lokal pranë një postblloku në fshatin Shëmri.