Tirana përfiton më shumë kredi të buta për strehim
29/09/2011 Kreu i Entit të Banesave: Ja dokumentet për të përfituar. Nisma e re e hipotekimit zgjidh ngërçin
Qeveria do të subvencionojë të paktën 5 mijë kredi të buta për të pastrehët. Mbi 1070 familje kanë përfituar kredi nga Enti Kombëtar i Banesave deri në fund të muajit gusht. Bëhet fjalë për familjet që banojnë në ish-pronat publike, të cilët përfitojnë interesa 0 për kreditë që do të marrin dhe familjet e tjera të pastreha që janë regjistruar pranë bashkive për të përfituar kredi deri në 3 për qind. Sipas kreut të Entit Kombëtar të Banesave, Ilir Proko, Tirana ka shansin të përfitojë pjesën më të madhe të këtyre kredive, falë edhe nismës së re për hipotekimin e pallateve që u ndërmor nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kjo nismë do të zgjidhë ngërçin për kolateralin që kërkojnë bankat.
Interesat
Interesat e afro 5 mijë kredive që do të jepen për të pastrehët s’do të subvencionohen nga shteti. Drejtor i EKB-së sqaron procedurat. “Në rast se i referohemi programit të kreditimit kemi dy kategori përfituesish. Një është rasti i kategorisë së familjeve që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe këta përfitojnë subvencion të kredisë së butë me një afat likuidimi 30 vjet dhe interes 0 për qind dhe një pjesë tjetër përfituesish janë ato familje të tjera të pastreha që miratohen nga vendimet e këshillave bashkiakë për të cilët jepet kredi e zbutur deri në 30 vjet dhe më interesa deri në 3 për qind”, - shprehet Ilir Proko. Deri në muajin gusht, Enti Kombëtar i Banesave vlerëson se kanë përfituar kredi të zbutur 1070 familje në total nga projekti që ka filluar të zbatohet në fillim të 2010-ës. I ndarë sipas kategorive, numri i përfituesve përfshin 215 familje, të cilat janë familje në ish-pronë private që kanë përfituar kredi me interes zero për qind, 767 familje që kanë përfituar nga bashkitë përkatëse kredi me 3 për qind, me afat shlyerjeje 30 vjet, si dhe 88 familje të tjera që janë zyrtarë të lartë, që kanë interes 4 për qind. Në një rakordim që Enti Kombëtar i Banesave bëri muajve të fundit me BKT-në (që është dhe banka me të cilën qeveria ka lidhur marrëveshjen), numri familjeve të dërguara pranë saj vlerësohet të jetë 2 mijë, pra familje kredia e të cilave është në procedim.
Procedurat
Mes procedurave për të përfituar nga këto kredi që subvencionon shteti përfshihen disa dokumente. “Qytetarët duhet t’i drejtohen bashkisë përkatëse ku ata janë të regjistruar si të pastrehë dhe duhet të kenë kërkesën për përfitimin e kësaj kredie, vërtetim banimi, një certifikatë e gjendjes familjare, një vërtetim nga zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ku qytetari nuk posedon pronë të regjistruar, ose nuk është në proces regjistrimi, një vërtetim nga Drejtoria e përgjithshme e Tatim- Taksave që nuk është pjesë e TVSH-së, një vërtetim dhe deklaratën e të ardhurave të tij mujore neto”, - nënvizon Ilir Proko.
Nisma e hipotekimit
Kreu i EKB-së Proko vlerëson edhe nismën e fundit të ndërmarrë për hipotekimin e pallateve në kryeqytet, nënshkruar nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, ministri i PPT-së, Sokol Olldashi, dhe ai i Drejtësisë, Eduart Halimi, pak ditë më parë. Kjo nismë do ta bëjë më të thjeshtë marrjen e kredisë, pasi banka kërkon garanci, hipotekën e apartamentit që do të blihet. “Shumë shpejt kjo nismë pritet të sjellë zgjidhje të procesit të hipotekimit të banesave që ka sjellë një ngërç sa i përket subvencionimit të kredisë nga banka, sepse duhet të jemi transparent dhe të themi se qytetari duhet të lërë si kolateral apartamentin për të cilin përfiton kredi, nënvizon Proko.
Programi
Qeveria ka planifikuar të subvencionojë interesat e 5021 kredive për strehim që do të merren tri vitet e ardhshme nga familjet që rezultojnë të pastreha dhe përfitojnë sipas ligjit në fuqi. Në projekt-dokumentin e programit buxhetor 2012-2014 jepen të detajuara edhe shifrat ku përcaktohet se qëllimi kryesor i projektit është që në fund të vitit 2011 të jenë siguruar kushtet për strehimin e 17 për qind të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive. Ecuria në dy vitet e tjera synohet që të ketë siguruar kushtet për 20 për qind të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive dhe në vitin e fundit të jenë siguruar për 23 për qind të familjeve që kanë aplikuar.