Pesha: Do të zgjerohet harta në veri dhe lindje të vendit
29/09/2011 “Petro Manas” do të shpojë tre puse të reja naftënxjerrëse
Tre puse të reja nafte do t’i shtohen hartës naftënxjerrëse të vendit. Një pus i ri në afërsi të qytetit të Shkodrës, një tjetër në afërsi të Elbasanit dhe pusi i tretë mendohet të hapet në afërsi të Beratit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe kompania kanadeze “Petro Manas” miratuan programin e punës për vitin e ardhshëm, 2012. Pas një studimi në zona të ndryshme të Shqipërisë, mendohet se këto tre pika mund të jenë burim i mëtejshëm i nxjerrjes së naftës, duke zgjeruar në këtë mënyrë hartën e shpërndarjes së puseve naftënxjerrëse. Drejtori Ekzekutiv i kësaj agjencie, Besjan Pesha, vlerësoi punën e kompanisë “Petro Manas”. “Shqipëria mund të bëhet një vend akoma dhe më atraktiv për investimet në këtë fushë, njëkohësisht duke zgjeruar hartën e vendndodhjes së puseve të naftës në zonat veriore, por edhe lindore të vendit,” - tha Pesha në takimin e përbashkët. Përfaqësuesi i kompanisë “Petro Manas” Malfor Nuri vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe ndihmën që kjo e fundit ka dhënë për të lehtësuar punën e kësaj kompanie në Shqipëri. Në bazë të studimit të kompanisë është përcaktuar qartë vendndodhja e tre puseve ku synohet të nxirret naftë. Takimet këshillimore mes AKBN-së dhe kompanisë “Petro Manas” janë të përvitshme dhe kanë për synim të zgjerojnë më tej hartën e nxjerrjes së naftës në Shqipëri. AKBN promovon, shqyrton dhe monitoron të gjitha projektet dhe investimet në shfrytëzimin e burimeve natyrore të Shqipërisë.