E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seanca për Kodin, protestë para Kuvendit

Tiranë- Ndërkohë që pritet nisja e seancës plenare për miratimin e Kodit Zgjedhor, në sheshin para selisë së Kuvendit zhvillohet protesta në mbështetje të deputetëve grevistë, të LSI dhe PDK, që kanë kundërshtuar kodin e miratuar në komision.

Drejtues të LSI-së kanë deklaruar se miratimi i kodit është shkelje e demokracisë dhe nëse ai kalohet në seancë greva nuk do të ndërpritet, por do të vijojë.

Deputetët kanë hyrë sot në ditën e 8 të grevës së urisë, një grevë e nisur që mbërmjën e së hënës së një jave më parë. Vetëm në orët e drekës grevën e ka lënë Ymer Tola, i cili u detyra të braktiste atë për shka të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe pas këshillës së dhënë nga mjekët që e kontrolluan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›