Pa autor 1000 vjedhje makinash në Tiranë

30/04/2005 Sipas Prokurorisë, kjo shifër i përket dosjeve të mbartura nga viti i kaluar e gjatë këtyre 4 muajve
Gjatë vitit 2004 dhe katër muajve të 2005-ës, rezultojnë më shumë se 1000 automjete të vjedhura në kryeqytet, që nuk u është zbuluar autori. Ndërsa numri i makinave të vjedhura gjatë kësaj periudhe rezulton të jetë më i madh. Shkak i moszbulimit të autorësisë së vjedhjeve të këtij numri të madh të autoveturave, duket se është “profesionalizmi” i hajdutëve, pasi në shumicën e rasteve nuk janë gjetur gjurmë të tyre në vendngjarje. Ndërsa zbulimi i autorësisë së këtyre vjedhjeve është kryer nga policia kryesisht në kushtet e flagrancës, nga agjentët që kanë shërbyer pranë zonave më të nxehta të grabitjeve të makinave në kryeqytet.
Shifrat
Numri i dosjeve hetimore për vjedhje të autoveturave të mbetura pa autor, që janë mbartur nga viti 2004, bashkangjitur ato të muajve të këtij viti, e kalojnë shifrën një mijë. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se gjatë një viti e katër muajsh mbeten të pazbuluara 1000 vjedhje të autoveturave vetëm në rrethin e Tiranës. Burimet sqarojnë se shkak i moszbulimit të këtyre vjedhjeve është mungesa e provave materiale, pasi në shumicën e rasteve nuk janë gjetur gjurmë të autorëve. Sipas Prokurorisë, rastet e vjedhjeve që janë zbardhur, janë kryesisht ato të arrestit në flagrancë të hajdutëve. Është mobilizimi i policisë ndaj këtij fenomeni që ka vënë në dispozicion agjentë të shumtë për të vëzhguar zonat më të rrahura nga hajdutët, që ka bërë të mundur kapjen e tyre në flagrancë, duke vjedhur makinat. Por, pjesa më e madhe e këtyre dosjeve mbeten ende të pazbardhura, thonë burimet.
Hetimet
Burimet e organit të akuzës shprehen se hetimet për zbulimin e autorësisë së këtyre vjedhjeve janë përqëndruar në informacionet operative të mbledhura nga policia dhe verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve të mjeteve në qarkullim. Burimet pohojnë se nga verifikimet e kryera prej policisë, ka rezultuar se një pjesë e autoveturave, të cilat janë vjedhur vite më parë, janë ende në përdorim nga persona, të cilëve u janë shitur pa pasur dijeni për këtë fakt. Ndërsa kontrollet në pikat e servisit për shitjen pjesë-pjesë të makinave të vjedhura, nuk kanë zbuluar raste të shumta, përfundojnë burimet.
Në Tiranë vidhen rreth 7 automjete në ditë
Sipas denoncimeve të ardhura në Prokurorinë e Tiranës për vjedhjen e autoveturave, rezulton se në ditë në kryeqytet grabiten mesatarisht shtatë makina. Ndërsa në një njoftim për shtyp të dhënë disa ditë më parë, Drejtoria e Policisë së Tiranës pohonte se gjatë këtij viti rezultonin 137 automjete të vjedhura në kryeqytet e rrethinat e tij. Sipas burimeve të policisë, dy zonat më të preferuara nga hajdutët e makinave në kryeqytet janë; Parku “Rinia”, pranë kompleksit “Taivan” dhe parkingjet pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Burimet e bluve shprehen se, afro 10 agjentë policie vëzhgojnë makinat e parkuara pranë “Taivanit” çdo 24 orë, por prapë kjo mbetet zona ku vidhen më shumë makina. Gjithashtu, edhe pranë stadiumit “Qemal Stafa”, agjentë të shumtë survejojnë zonën, por ende nuk është bërë i mundur parandalimi i vjedhjes në masë të autoveturave, përfundojnë burimet.