Gjykata: Në burg spiuni i Dritan Dajtit
Mbetet në burg ish-punonjësi i policisë që dyshohet si bashkëpunëtor i Dritan Dajtit. Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar dje kërkesën e Marenglen Muçës, i cili kërkonte që masa e sigurisë ndaj tij të shuhej, pasi nuk kishte rrezikshmëri shoqërore. Ndaj tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Muça dyshohet se ka ndihmuar kunatin e Dajtit, Erges Xhoxhi, për t’u pajisur me dokumente policie, me uniformë dhe sende të tjera. Kërkesa është kundërshtuar nga prokurorët e çështjes, Ardian Nezha dhe Eugen Beçi. Trupi gjykues ka vendosur të mos pranojë kërkesën, duke e argumentuar si të pabazuar dhe se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë lehtësuese për të marrë në konsideratë ndryshimin e masës së sigurisë. Mariglen Muçaj gjykohet në të njëjtin proces me Dritan Dajtin, i akuzuar si autor i masakrës së 7 gushtit të vitit të kaluar, ku u ekzekutuan 4 punonjës policie, si dhe me Erges Xhoxhin, kunatin e Dajtit, i cilësuar si bashkëpunëtor në vrasjen e punonjësve të policisë.
#