Mançini : Kam besim
21/12/2004
"Nëse do ta kapim kreun? Përse jo. Do të jetë diçka e veçantë, unikale, por unë besoj ende". Roberto Mançini, pas fitores në “San Siro” me Breshian, pohon se pak i bëjnë përshtypje, zërat se skuadra e tij është jashtë luftës për titull kampion. Nga ana tjetër, vazhdoi tekniku i zikaltërve, Juventus dhe Milan nuk do të vazhdojnë që të fitojnë gjithnjë. "Nëse do të krijojmë shtratin e disa fitoreve radhazi dhe të afrohemi shtatë deri në tetë pikë me dyshen kryesuese, besoj se beteja për titull mund të rihapet", nënvizoi Mançini. E reja për Interin pas fitores me Breshian dhe pse e vështirë, ishte se nxorri në pah disa elementë pozitivë. "Po ishim më pak tërheqës në ndeshjen me Breshian, kemi shkëlqyer. Por gara me Breshian u kushtëzua nga disa dëmtime që na detyruan të ndryshojmë modulin e lojës", pohoi më tej trajneri i Interit. Për Mançinin, e rëndësishme ishte se në fund arriti të marrë frymë i lehtësuar. "Më në fund 1-0. Dhe në këtë rast fitorja ka vlerën e tri pikëve". Trajneri i zikaltërve pohoi se nuk ka kërkesa të larta për merkaton e janarit. "Besoj se grupi është i mirë dhe me këtë përbërje dhe pse më pëlqen Cezar. Por nuk e di", theksoi Mançini. Pastaj, ai i bëri elozhe Rekobës: "Po, u ndje keq në 10 minutat e fundit, megjithatë qëndroi në fushë, duke shtrënguar dhëmbët dhe bërë disa gjëra interesante". Në fund diçka për çështjen Davids: "Ai nuk përfundoi përpara ndeshjes me Breshian stërvitjen për një dëmtim në pulpë, nga i cili vuan prej kohësh. Asnjë çështje e veçantë, asnjë polemikë".