PS, sot kalon prova e Buxhetit
21/12/2004 Partia Socialiste sot do të përballet me provën për shumicën në Kuvend, që do të jetë garancia për bashkëpunimin në koalicion deri në zgjedhjet e ardhshme. Duke parë ndryshimet në përbërjen e Kuvendit, ku LSI dhe LZHK janë deklaruar forca politike më vete, Nano është vënë në rrezik dhe nga mbështetësit kryesor të tij, PSD, PAA, PBDNJ dhe PAD. Këta të fundit, duke parë se socialistët nuk kanë më shumë se 67 vota në parlament, kanë nxituar të kërkojnë ndryshime në qeveri, duke kërcënuar me votën kundër projektbuxhetit. Por, kjo nuk i ka bërë përshtypje kreut të Qeverisë, Fatos Nano, i cili, në seancën parlamentare, është shprehur se qeveria ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve në draftin e paraqitur. Madje, ai tha se qeverisja e PS-së deri më tani ka mbuluar borxhin e lënë nga opozita aktuale, si dhe ka punuar për zhvillimin e mëtejshëm. Nga ana tjetër Nano nuk ka harruar të sulmojë dhe kundërshtarët e tij, si ata të PD-së dhe të LSI-së, për bashkëpunim.
Përplasja
"Berishën dhe ca më të vegjël se ai në opozitë, përveç qëndrimeve të paralajmëruara për buxhetin 2005, i bashkon edhe ëndrra për të çuar Shqipërinë në skenarë të ish-Republikave sovjetike të Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Para dy netësh u përshëndeta në Tiranë me këngëtaren ukrainase, që fitoi festivalin e fundit evropian. Besoj se kam edhe autorizimin e saj për të ftuar zotërinjtë ulëritës të kërcejnë në ritmin evropian të botës reale dhe të braktisin ëndrrat me skenarë, që nuk mbërrijnë kurrë në Shqipëri", tha Nano, duke rideklaruar se Meta po bashkëpunon me Berishën. Gjithashtu, kreu i Qeverisë thotë se nga vlerësimet e FMN, Shqipëria është ndër të rrallat vende të ish-Evropës Lindore, që ka arritur dhe tejkaluar prej vitit 2000 në terma reale Prodhimin e Brendshëm Bruto të vitit 1989, kur vende të tjera ish-komuniste nuk parashikohet ta arrijnë këtë tregues real as për vitin 2005.
Shpenzimet
Sipas Kryeministrit, projektbuxheti 2005 parashikon se Shqipëria do të jetë në gjendje t’i realizojë shpenzimet korrente me të ardhurat korrente dhe do të marrë hua vetëm për të realizuar investime shtesë. "Ky projektbuxhet reflekton gjithashtu përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndërkombëtare në kuadrin e procesit të integrimit evropian, marrëveshjeve të tregtisë së lirë, anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë; si edhe në raport me shlyerjen e borxheve të trashëguara, duke e përforcuar besueshmërinë e Shqipërisë si partnere serioze, e angazhuar në arritjen e standardeve dhe për më tepër në një ambient gjithnjë e më atraktiv për investimet e huaja direkte", tha Nano.
Shtesat në Buxhet
Mirëmbajtja e rrugëve të rritet me
1 miliard lekë
Fondi i pensioneve të rritet me
10 për qind
Të rritet fondi i pagave për arsimin dhe shëndetësinë me
500 milionë lekë
Të rritet fondi për ujësjellës-kanalizimet me
800 milionë lekë
Për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar do të shtohen
35 milionë lekë
Për Gardën e Shqipërisë fondi të rritet me
10 milionë lekë
Për Ministrinë e Mbrojtjes fondet të rriten me
100 milionë lekë
Komisioni i Ekonomisë paraqet amendamente për shpenzimet
Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka propozuar një sërë ndryshimesh në parashikimin e shpenzimeve të shtetit për vitin 2004. Në relacionin e paraqitur para deputetëve është kërkuar ndryshimi i fondeve për Ministrinë e Kulturës, për arsimin, për shëndetësinë, për infrastrukturën rrugore si dhe për ujësjellës-kanalizimet. Në këto sektorë është kërkuar rritja e fondeve të parashikuara, në mënyrë që të realizohen investimet më të rëndësishme. Nga ana tjetër është kërkuar rritja e futjes në skemën e sigurimeve shoqërore të vetëpunësuarve apo të punësuarve në sektorët privatë. Sipas Ylli Bufit, kjo do të sjellë përballimin e fondeve të rritura për pensionet në Shqipëri. Gjithashtu, Komisioni i Ekonomisë ka propozuar uljen e shpenzimeve administrative të qeverisë, si dhe të pakësimit të fondeve të papunësisë. Në rast se propozimi i Komisionit të Ekonomisë do të pranohet, atëherë do të ulen dhe shpenzimet për projektet e nxitjes së punësimit. Kështu, fondi për të papunët do të ulet me 250 milionë lekë, kurse projekteve të nxitjes së punësimit do t'u ulen 50 milionë lekë. Në relacionin e Komisionit të Ekonomisë është shpresuar në rritjen e të ardhurave prej skemës së sigurimeve shoqërore me 340 milionë lekë. Në këtë mënyrë është parashikuar të përballohet rritja e fondeve për sektorë të ndryshëm, që janë cilësuar dhe prioritarë.
Aleatët e PS ende të lëkundur
Aleatët e Partisë Socialiste nuk kanë dhënë ende fjalën e fundit për votimin ose jo të Buxhetit të Shtetit. Sipas tyre, do të jenë ndryshimet që do të bëhen në nenet përkatëse që do të sjellin reagimin e tyre pro ose kundër, draftit të paraqitur prej Qeverisë shqiptare. Nano, në fjalën e tij, ka ftuar të gjithë deputetët të japin votën e tyre pro. Dje vetëm aleancisti Neritan Ceka ka qenë më pozitiv në qëndrimin e tij, pasi ka deklaruar që fondet për arsimin janë rritur ndjeshëm, që përbën dhe një element të programit të aleancistëve. Ndërsa deputeti i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Kritso Goçi, është shprehur se do të jetë ndryshimi i fondeve për minoritetet, që do të përcaktojnë votën e tij. Kjo ka lënë të nënkuptohet se dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk ka vendosur nëse do të jetë pro apo kundër parashikimit të shpenzimeve për vitin e ardhshëm. Në të njëjtin qëndrim kanë qenë dhe deputetët e Partisë Agrare Ambientaliste, të cilat thanë se vetëm sot do të japin qëndrimin e tyre për buxhetin e shtetit. Megjithatë, ata e kanë para paraqitjen në Kuvend pozitive. Duket se me votimin që do të zhvillohet sot, aleatët e PS-së do të ndajnë kërkesën për ndryshime në qeveri nga votimi i buxhetit. Kjo dhe për vendimin e marrë për ndryshimin e emrave të ministrave në muajin janar. Socialdemokratët, që janë partia e dytë në mazhorancë, janë shprehur të kënaqur për fondet e dhëna në dispozicion të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, të cilën e drejton përfaqësuesi i tyre, Engjëll Bejtaj.
Batutat në seancë
Berisha-Angjelit: Rrugacc ministër, kërcet si pushka e fytyrës së tij
Angjeli-Berishës: Mos u ngatërro me familjen time. Nuk më vjen deri te këmbët
Angjeli-Berishës: Mos ma përmend më emrin tim se do të marrësh dhe një herë arratinë si në '97
Berisha-Angjelit: Ata si ty as nuk më dredhin e as nuk më trembin. Ke raportin që flet
Bracce-Berishës: Nuk do të lejojmë që ty Sali Xhaferri dhe ty Ridvan Kamberi të lironi Vebi Alimuccën
Berisha-Bracces: Nuk merrem me hajdutë xhepash, por me korrupsionin e ministrave
Berisha sulm Presidentit për fondet e kërkuara
PD: Të ulen pagat e deputetëve
Përfaqësuesit e PD-së e kanë cilësuar projektbuxhetin e qeverisë si një favorizues të ekonomisë informale dhe të monopoleve. Ndërsa kryetari i demokratëve, Sali Berisha, ka vënë theksin në rritjen e panevojshme të taksave. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se deputetët dhe ministrat kanë rroga shumë të mëdha, të cilat duhet të reduktohen për të rritur pensionet dhe pagat e arsimtarëve. "Nuk mund të shpenzohen 4 milionë lekë për një deputet apo ministër", tha Berisha. Ndërkohë që Berisha tha se Presidenca ka kërkuar fonde tepër të mëdha për institucionin e tij, pasi ka rritur në mënyrë të pakuptimtë organikën. Duke thënë se 240 milionë lekët e akorduara për Presidencën janë shumë, Berisha ngriti shqetësimin se Moisiu është sërish i pakënaqur. Sipas tij, qeveria duhet të ndjekë një politikë për të vjelë më mirë taksat dhe jo t'ia rrisë faturën atyre që e paguajnë dhe të favorizojë ata që nuk paguajnë. Duke iu referuar një raporti të ndërkombëtarëve, Berisha tha se Shqipëria vjel dy deri në tri herë më pak taksa sesa shtetet e tjera të rajonit, që kanë të njëjtin legjislacion me Shqipërinë. Kjo është dhe shkaku që, sipas tij, shqiptarët paguajnë taksat më të larta në Shqipëri. Duke marrë me radhë taksat, Berisha tha se taksa mbi Vlerën e Shtuar si dhe taksa mbi të ardhurat janë më të lartat që dhe paguajnë të gjitha shqiptarëve. Po kështu dhe taksa mbi fitimin. Kjo e fundit në vende të tjera përbën 3.7 për qind të prodhimit bruto, ndërsa në Shqipëri është konsideruar më e ulët se qeveritarët nuk e deklarojnë në shtet. Ndërsa nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se buxheti është i dështuar. "Durakët", "Angjelët", "Dukët" etj., janë cilësuar nga Berisha ata që vjedhin taksat e shtetit në Shqipëri. "Ekonomia informale po rritet me 10 miliardë lekë. Po i jepet pëparësi monopoleve dhe ekonomisë informale", tha dje Bode. Ndërsa, duke bërë një krahasim, ai tha se sikur të ulet një lek për 100 lekë të GDP do sillte 60 miliardë lekë fitim të të ardhurave.