Alibeaj propozon shkarkim nga detyra dhe ndjekje penale për 3 gjyqtarët
Ministri i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkim nga detyra të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak, si dhe deklaron se do të paraqesë për ta kallëzim penal në prokurori. Një fakt i tillë është bërë publik dje nëpërmjet një konference për shtyp nga vetë kreu i institucionit të drejtësisë, i cili kishte bërë publik për mediat 10 ditë më parë edhe afatin që u kishte lënë këtyre gjyqtarëve për të paraqitur observacionet dhe pretendimet e tyre lidhur me akuzat e Inspektoratit të KLD-së. Lidhur me masat konkrete që janë dorëzuar dje në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për tre gjyqtarët ushtarakë, që liruan nga akuzat e kontrabandës së skrapit dhe dëmit të shkaktuar shtetit, Mihal Delijorgjin, ministri Alibeaj u shpreh se “është dita e njëmbëdhjetë pas daljes sime në një konferencë shtypi, në të cilën ju njoftova se kisha filluar procedimin disiplinor për tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Ushtarak për një çështje verifikimi të zhvilluar nga Këshilli i Lartë të Drejtësisë. U kisha lënë 10 ditë kohë për të marrë të gjitha pretendimet dhe observimet ndaj materialit verifikues dhe në respekt të plotë të ligjit të kërkesave, garancive që gjyqtarëve ligji iu jep, sot kam për t’ju njoftuar propozimin përkatës në lidhje me masat që do t’i paraqesë Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Sipas ministrit, pas studimit të materialit, pas pritjes së pretendimeve edhe nga ana e gjyqtarëve, vendosi që Këshillit të Lartë të Drejtësisë t’i propozojë në mbledhjen më të afërt për tre gjyqtarët këto masa, konkretisht për gjyqtarët Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Ushtarak propozohen me masë disiplinore, shkarkim nga detyra. Megjithatë, masa e deklaruar nga ministri nuk do të jetë e vetmja nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, pasi tre gjyqtarët do të dërgohen edhe për ndjekje penale në prokurori. Këtë masë penalizuese, ministri e argumentoi duke u shprehur se “në përmbushje të detyrimit ligjor që çdo qytetar i republikës ka, aq më tepër një funksionar publik sa herë që ndodhet përballë një fakti që përbën vepër penale, jam i detyruar që për të tre gjyqtarët të paraqes kallëzim penal pranë organit të Prokurorisë për shkelje të ligjit “Për shpërdorim të detyrës”. Por, kallëzim penal nuk do të bëhet vetëm për gjyqtarët e gjetur shkelës të ligjit, por edhe për prokurorët që do të dalin me shkelje nga raportet e inspektimit. “Që sot do të paraqes dokumentacionin përkatës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për thirrjen e menjëhershme të mbledhjes, për futjen në rendin e ditës të kësaj çështjeje për shqyrtimin e procedimit disiplinor dhe do të jetë shqyrtimi i këtij procedimi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili do të vendosë përfundimisht mbi propozimin e Ministrit të Drejtësisë”, - përfundoi ministri deklarimin e tij lidhur me fatin e mëtejshëm të tre gjyqtarëve, por edhe të prokurorëve që janë gjetur me shkelje.
Alibeaj
Spahiu ka ndërhyrë në marrëdhëniet institucionale dhe politike mes qeverisë dhe KLD-së
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, që të pranojë procesin e verifikimit të mandatit. Sipas Alibeajt, një proces i tillë verifikimi do të ishte rruga më e mirë, më garantuese, më transparente, që do t’i jepte nderin këtij këshilli. Deklarimi i ministrit për përplasjen me Spahiun ishte pjesa e dytë e konferencës për shtyp, pasi deklaroi masat konkrete penalizuese dhe procedimin disiplinor për tre gjyqtarët, atë të shkarkimit nga detyra dhe depozitimit të kallëzimit penal. Lidhur me debatet e shumta të mbledhjes së fundit të KLD-së, për kërkesën e parashtruar mbi verifikimin e mandatit të nënkryetarit Spahiu, kreu i institucionit të drejtësisë u shpreh se “jam këtu për t’ju sqaruar edhe për atë çfarë ndodhi në mbledhjen e kaluar të KLD-së, mbi kërkesën që ministri i Drejtësisë i paraqiti Presidentit të Republikës në lidhje me verifikimin e ushtrimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtës, anëtarit që mban postin e zëvendëskryetarit. Siç jeni në dijeni, kërkesa e paraqitur nga ana ime kishte si objekt të saj verifikimin e ushtrimit të mandatit në përputhje me ligjin. Kërkesa iu paraqit Presidentit të Republikës, i cili është autoriteti i vetëm për ta futur ose jo në rend të ditës. Presidenti i Republikës në mënyrën më korrekte ligjore e futi në rend të ditës dhe sipas procedurës ligjore, kjo kërkesë do të duhej të njihte vazhdimin e procedimit, atë të ngritjes së një komisioni përkatës të verifikimit të ushtrimit të detyrës nga ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Por, sipas ministrit, KLD, me një veprim aspak ligjor, aspak të mbështetur në traditën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, votoi kundër kësaj kërkese për ngritjen e komisionit të verifikimit. “Unë vlerësoj që të votosh kundër rendit të ditës të propozuar nga Presidenti i Republikës, të votosh kundër dispozitave ligjore, të cilat në mënyrë automatike e detyrojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të ngrejë komisionin e verifikimit, të kryejë një procedurë verifikimi dhe të dalë me një rezultat sipas verifikimit, është shkelje e hapur ligjore”, - vijoi deklarimin e tij ministri, duke shtuar se “unë besoj se është në nderin jo vetëm të anëtarit të mësipërm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe në nderin dhe dinjitetin e të gjithë Këshillit të Lartë të Drejtësisë që t’i hap rrugë këtij procesi verifikimi”. Më tej, ministri deklaroi që “ftoj z. Spahiu, që është në nderin e tij, është në dinjitetin e tij, është në seriozitetin e funksionit që ai mban, të pranojë këtë proces verifikimi, t’i bindet këtij procesi verifikimi, të jetë i hapur për këtë proces verifikimi, të kontribuojë për të treguar, që faktet unë i kam atribuuar në lidhje me një protagonizëm të tejskajshëm politik, të shndërrimit të KLD-së në një organ jo politik, duke mos përmbushur detyrën e tij, të bëhet kontribuues, të pranojë verifikimin, verifikim që do të bëhet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, duke shtuar se “veprimtaria e z. Spahiu nuk është thjesht dhe vetëm tejkalim i kompetencave të veta ligjore dhe ndërhyrje në marrëdhëniet institucionale dhe politike mes qeverisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, midis ministrisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por një proces i tillë verifikimi do të nxjerrë në pah fakte dhe informacione të tjera shtesë që rëndojnë mbi z. Spahiun. Një proces i tillë verifikimi do të ishte rruga më e mirë, rruga më garantuese, më transparente që do t’i jepte nderin këtij këshilli”.
Ministri: Debatet nuk shprehin çarje në mazhorancë
Ministri i Drejtësisë është pyetur nga mediat e pranishme në konferencë nëse është përplasja mes tij dhe z. Spahiu si shprehje e përçarjes që ekziston mes mazhorancës, me argumentin se nga njëra anë është Presidenti Topi, të cilit ia rrëzoi Partia Demokratike dekretet dhe nga krahu debatet e shumta mes ministrit Alibeaj dhe nënkryetarit të KLD-së, Spahiu. Kësaj pyetje, ministri Alibeaj i është përgjigjur “jo unë nuk po ua them këtë për të treguar ndonjë solidaritet hipokrit. Nëse keni qenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, ajo çka unë kam kërkuar për t’u verifikuar ka qenë një çështje parimore, pa qenë aspak çështje individësh apo personash. Ajo çka unë kam kërkuar, ajo çfarë mazhoranca ka treguar dhe ka kërkuar në rastin e votimit të kandidaturave, ka qenë thjesht dhe vetëm për çështje parimore, çështjes së ruajtjes dhe krijimit të një tradite, të një procesi të hapur dhe transparent në përzgjedhje, në këtë rast të kandidaturave për tempullin e drejtësisë siç është Gjykata e Lartë dhe ushtrimit korrekt të ligjit, siç është ky rast”. Ministri mohon një krizë, duke u shprehur se “kështu që nuk ka asnjë lloj çarjeje apo krize në ato që ju thoni. Nuk bëhet fjalë për propozime për t’u pranuar, por bëhet fjalë për zbatimin korrekt të ligjit. Nëse një anëtar i KLD-së, ministër ose një e pesta e anëtarësisë propozon një çështje për t’u futur në rendin e ditës dhe çështja miratohet nga Presidenti i Republikës me cilësinë e kryetarit, nuk ka votim më për këtë kërkesë. Kërkesa vazhdon me procedimin, me verifikimin, me daljen e raportit të kontrollit dhe në fund KLD-ja në tërësinë e saj do të votojë propozimin e Komisionit të Verifikimit dhe këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj votim. Nëse do të zbatohej ligji, procesi do ecte normal. Në këtë rast nuk ka ndodhur”.
Reagimi i ministrit për letrën e Delijorgjit
Ministri i Drejtësisë u pyet edhe mbi letrën publike të dërguar dje nga Mihal Delijorgji, për të cilën u shpreh se “është dëshira e çdo individi, qoftë dhe i paraburgosur për t’i adresuar letra, kërkesa dhe ankesa çdo institucioni ose funksionari publik. Unë pres me dhjetëra të tilla nga të dënuar dhe të paraburgosur. Standardi i trajtimit të të burgosurve dhe të paraburgosurve nga administrata e burgjeve që është në administrimin e Ministrisë së Drejtësisë është në standardeve evropiane. Të paraburgosurit dhe të dënuarit kanë të drejtë që të njihen me ambientin mediatik, të njihen me informacionet që u adresohen atyre, kanë të drejtë të paraqesin kërkesa dhe ankesa dhe kjo është një çështje e trajtimit njerëzor që i bëhet kësaj lloj kategorie”.