Vidhen 12 pistona lokomotive, arrestohen 2
27/02/2009 Në bazën e hekurudhës
DURRES- Baza e hekurudhës që gjendet në Plazh është bërë përsëri objekt i vjedhjes. Një ditë më parë policia e Durrësit ka arrestuar 25-vjeçarin, Adhurim Duksani, i lindur në Dibër dhe banues në Shkozet si dhe 19-vjeçarin, Fetah Çela, i lindur në Peqin dhe banues në Shkozet. Të dy ata janë akuzuar nga policia si autorë të dy vjedhjeve të kryera në bashkëpunim, vjedhje të cilat thuhet se janë kryer në muajin shkurt të këtij viti. Duksani i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale së bashku me Çelën thuhet se kanë vjedhur në Bazën e Hekurudhës plot 12 pistona lokomotive. Këto pjesë këmbimi kanë qenë të reja dhe fati se janë të gjitha të gatuara me çelik shumë cilësor kanë çmim të lartë në tregun e skrapit. Për hajdutët nuk ka pasur asnjë rëndësi se sa është vlera e 12 pistonave të rinj të blerë nga hekurudha. Më datë 9 shkurt dhe më datë 20 shkurt të këtij viti në këtë bazë hekurudhore që gjendet në lagjen numër 13 ka rezultuar se janë marrë me thyerje të derës së magazinës disa pjesë këmbimi. Pas inventarit ka rezultuar se ishin vjedhur 12 pistona lokomotive dhe për këtë vjedhje janë akuzuar të dy të rinjtë tashmë të arrestuar. Kjo bazë është vjedhur disa herë gjatë vitit të kaluar dhe ka dyshime që hajdutët kanë një mbështetje nga brenda. Policia ka arrestuar dy të rinjtë pasi ka mundur të bllokojë në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura në bazën e hekurudhës, të cilat ishin bërë gati për t’u transportuar për skrap në port.