E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, “burg pa afat” Dan Hutrës

• TIRANE – Dan Hutra, 26-vjeçari nga Vaqarri që masakroi bashkëshorten me thikë një javë më parë, dje para gjyqtares së gatshme, pohoi krejt i qetë se e kishte kryer krimin, po jo me paramendim.“E kam ndarë mendjen që do bëj 8 vite burg, por gjithçka ndodhi për fajin e saj”,tha ai. Pas kësaj gjykata urdhëroi mbylljen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve, duke urdhëruar Prokurorinë që gjatë kësaj kohe të dërgonte për ekspertizë psikiatrio-ligjore, të pandehurin. Ai vetë dhe avokati i tij, i caktuar kryesisht nga gjykata nuk pranuan të jepnin shpjegime të hollësishme duke pohuar se gjithçka do e sqaronin gjatë hetimeve dhe më pas në gjykatë kur dosja të mbërrinte për shqyrtim. Hutra, me precedentë të mëparshëm penalë u kap në Kukës, ku kishte shkuar të strehohej te disa të afërm të vet, pasi masakroi më thikë të fejuarën Dafina Havalaj, 22 vjeçe.     f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›