Gjykata, burg përjetë 19-vjeçarit me probleme mendore
Autori i Lajmit: red.
Autori i përdhunimit dhe më pas vrasjes së 10-vjeçarit nga Peshkopia, Bekim Çenga, do të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg. Shpëtim Ziza është dënuar dje nga Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për vrasjen makabre të 10-vjeçarit. Por pas vendimit të togave të zeza, avokati i 19-vjeçarit Ziza deklaroi se do të apelojë vendimin, pasi Ziza është i sumurë mendor dhe, si rrjedhojë, i papërgjegjshëm për atë që ka bërë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të vitit të shkuar në qytetin verilindor ku 10-vjeçari është gjetur i masakruar pas pesë ditë kërkimesh nga policia dhe të afërmit.
Vendimi
Burg përjetë është vendimi që ka dhënë dje Gjykata e Peshkopisë për Shpëtim Zizën, pasi e gjeti fajtor për përdhunimin dhe më pas vrasjen e Bekim Çengës. I pranishëm në sallën e gjyqit, 19-vjeçari ka pritur me qetësi vendimin e gjykatës, ndërsa avokati i tij deklaroi se do të apelojë vendimin. Sipas tij, vendimi për Zizën është i padrejtë, pasi 19-vjeçari vuan nga sëmundje mendore dhe veprimet e tij kanë qenë të papërgjeshme. Shpëtim Ziza akuzohet për vrasjen çnjerëzore të Bekim Çengës. Trupi pa jetë i 10-vjeçarit, i vrarë më 23 tetor të vitit 2007, është gjetur pas pesë ditësh i zhdukur nga familja. Me trup të përmbysur, i masakruar, i dëmtuar në fytyrë me shenja mbytjeje në qafë dhe i dhunuar seksualisht. Kanë mjaftuar këto fakte, të cilat janë tashmë pjesë e dosjes për të dënuar e shpallur Zizën fajtor dhe për ta dënuar atë me dënimin kapital.
Ngjarja
Ka qenë policia ajo që ka mundur të zbulojë kufomën në përroin e fshatit Tomin, rreth 200 metra larg nga pallati i fundit i lagjes "Kamen", ku banon dhe familja e Ylli Çengës. Një lak prej fijesh ngjyrë bezhë është gjetur pak metra larg vendit ku u gjet fëmija. Sipas ekspertëve që bënë këqyrjen e kufomës e më pas ekspertizën, mësohet se 10-vjeçari mbante veshur të njëjtat rroba, me të cilat prindërit e kanë përshkruar, kur ai ishte larguar për herë të fundit nga shtëpia e gjyshit. Ekspertiza e kryer nga dy ekspertë të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, të ardhur enkas dhe me urgjencë për këtë ngjarje, ka dalë në konkluzionin se fëmija ishte mbytur me litar në fyt.
Deklarata
Ziza: “Nuk e vrava unë”
Shpëtin Ziza, 19-vjeç, është diagnostikuar për probleme mendore dhe në polici ka deklaruar disa versione mbi ngjarjen. Pak ditë pasi kishte pranuar krimin, i rimarrë në pyetje nga grupi i hetimit ka mohuar gjithçka, dyshime të cilat ishin hedhur edhe nga persona të tjerë. Pista se 19-vjeçari nuk ka qenë vetëm në kohën që ka kryer krimin është ngritur dhe nga xhaxhai i viktimës ditën e varrimit të 10-vjeçarit, ku hidhte dyshimet se vrasja nuk ishte kryer vetëm nga Ziza dhe kërkonte që policia të vazhdonte kërkimet për autorë të tjerë edhe pse e vetmja provë e tij për këtë ishin pohimet e fëmijëve. Të njëjtat dyshime ka pohuar edhe nëna e të akuzuarit për krimin makabër, duke thënë se djali i saj nuk mund të ketë qenë i vetëm në kryerjen e krimit. Por deri tani dyshuesit nuk kanë asnjë provë. Nga ana tjetër, Ziza, i cili e dërgoi policinë në vendin e krimit dhe më parë kishte dhënë pohime të tjera rreth rrëmbyesve, në intervistë ka thënë se nuk e dinte se kush ishte autori i krimit.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008