Gjykata burgos piratët e sinjalit televiziv
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 16 personat e arrestuar tri ditë më parë, për falsifikim të kartave për marrjen e sinjalit televiziv. Gjykata ka vendosur që të lërë në burg nëntë prej të arrestuarve, të cilët dyshohen se janë personat që kanë organizuar të gjithë aktivitetin e jashtëligjshëm. Ndërkaq gjykata ka vendosur të japë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për gjashtë të arrestuarit e tjerë. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Saimir Kuniqi, Alfred Kadiu, Edison Shema, Sokol Shalca, 48 vjeç, Spiro Zguri, Dhimitraq Papa,
Marin Palushi, Ilir Nushi dhe Xhafer Gixhari. Ndërkaq për shtetasit Eldi Vorpsi, Sokol Kadare, Saimir Likollari, Artan Priftuli, Eduart Koka, Ilir Dylja dhe Fatmir Çupi gjykata ka vendosur një masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit shtëpiak.
"Personat e sipërpërmendur ishin të implikuar në këtë aktivitet kriminal, pasi kryenin riprogramimin e aparateve dixhitale nëpërmjet sinjalit të internetit, bënin të mundur marrjen e të dhënave në lidhje me programet e kompanive të ndryshme televizive kabllore shqiptare e të huaja, si "Tring", "Dixhitalb", "Premier Leauge", "Skai", "Nova", eventet sportive etj. Burime nga grupi i hetimit, kanë pohuar se "klientët" më të mëdhenj të këtyre platformave ishin pikat e ndryshme të lotarive dhe basteve sportive.
Hetimi
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Policia e Tiranës ka marrë kallëzim se në disa pika të ndryshme në Tiranë, tregtohen aparate "dixhitale" të riprogramuara dhe të klonuara. Madje, vetë distributorët dhe shitësit e kompanive në rrethe kanë ngritur shqetësimin e uljes së nivelit të shitjeve, ardhur nga kjo veprimtari. Burime nga Prokuroria thanë se nga hetimet e para u zbulua se disa persona kishin bërë të mundur ndërhyrjen në rrjetet e disa televizioneve dixhitale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke zbërthyer kodet e tyre dhe më pas duke marrë sinjalet. "Ata kanë kryer shitjen në mënyrë pirate nga 200 deri në 350 euro, për programet e këtyre paketave dixhitale", - pohuan burimet. Pas hetimeve gjashtëmujore, policia zhvilloi dy ditë më parë operacionin "MODEM" me qëllim kapjen e personave të identifikuar nga hetimet si mashtrues kompjuterikë. Gjatë shoqërimit dhe kontrolleve të banesave të personave të akuzuar, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 50 copë kompjuterë të markave të ndryshme dhe "Server", 20 copë kompjuterë të tipit "Lap-Top", 1000 copë aparate dixhitale të tipave të ndryshme të markave "Dream Box", "Echolink", "Orbitum", "Metabox". Gjithashtu, u sekuestruan 500 copë karta plastike me çip për dekodifikimin e sinjalit dhe 30 aparate telefoni celular.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009