Ngjashmëritë e Greqisë dhe Shqipërisë te skandalet
Autori i Lajmit: JAKUP B. GJOÇA
Kaq të lodhur nga skandalet e përditshme të politikanëve të sotëm është vetë populli grek, saqë në votimin mbarëpopullor për të përzgjedhur personalitetin më të madh kombëtar ( te emisioni i tv SKAI O MEGALITEROS ELINAS ) në 10 personalitete, të shumtët janë Aleksandri i Maqedonisë, Platoni, Sokrati, Perikliu.
Pra, sot populli grek voton personalitete më të mëdha të kombit grek thuajse të gjithë filozofët e Greqisë së Lashtë si zgjidhjen e vetme për të shpëtuar nga helmi i politikës së sotme. E vetmja relikë historike e pandryshmueshme e Kohës.Populli i thjeshtë.
Derisa sot....Personalitetet politike të Greqisë së sotme janë në bangën e hetusisë për skandale ekonomike.....
E mbushi apo nuk e mbushi xhepin me qindramijëra evro rrushfet Pavlidhis, ministri i Karamanlis? I vetmi refren i politikës mujore .Po skandalet politiko-ekonomike të mëparshme, a janë harruar vallë?
Skandalet e bursës ekonomike, të SIEMENS e cila korruptonte të gjithë partitë e politikanët greke, të Monisë Vatopedhisë ku akuzohen drejtpërdrejt 4 ministra të qeverisë të Karamanlis, të përgjimit të telefonave të Vodafonit, të korrupsionit të Mevgal ( ku të akuzuarit politikanë u dënuan nga 15 vjet burg me ...kusht), skandali i letrave me vlerë që boshatisi rezervat monetare të sigurimeve shoqërore .
Tek e parafundit...Skandali i Monisë të Vatopedhisë. Ku me vulën e 4 ministrave të Karamanlis një prift arriti të pronësojë gjysmën e territorit të Greqisë së sotme .Në bazën e fermanëve të Perandorisë Osmane...Ju lutem, as mos qeshni nësa lexoni.Nuk është shaka, derisa Drejtësia greke me vulën e saj ligjësoi pronar të gjysmës të territorit të Greqisë së sotme priftin .
Dhe derisa edhe parlamenti grek që e shqyrtoi gjashtë muaj çështjen arriti që të pafaqësojë ...vulat e 4 ministrave grekë. E dini vendimin e parlamentit grek të sotëm? Të katër ministrat e qeverisë të Karamanlis u dëftuan, sipas vendimit të kryeprokurorit të Greqisë Sanidhas , ( unë ua përkthej në kuptimin e gjuhës shqipe) ....idiotë derisa ua hodhën disa ...nëpunës. Termi ligjor “ idiotë” u përdor nga vetë kryeprekurori i Greqisë , si provë pafaqësie politike për ministrat grekë. Deri këtu zbriti llumi i demokracisë.
Politikani është i pafajshëm, derisa dëftohet ( të paktën) në kryerjen e detyrës ...idiotë ( ilithios , sipas kryeprokurorit grek).
E njëjta ndodhi edhe në Shqipëri. Ku një vendim i Gjykatës të Lartë që pezullon një çeshtje hetimi për korrupsion ndaj një ministri barazohet me ...pafajësi politike.
Ju mund të zgjidhni kë të doni . Si anekdotën më qesharake të politikës. “ Idiotizmin” politik të ministrave-sipas kryeprokurorit grek- apo mangësinë ligjore të Gjykatës të Lartë shqiptare, që korrupsionin ekonomiko-politik na e pagëzojnë në ...ndershmëri.
Kjo është çudia e Demokracisë. Si në Shqipëri, edhe në Greqi, njësoj. Që një kryeprokuror në Greqi, dhe një Gjykatë e Lartë në Shqipëri pafajësojnë vetëm politikanët dhe ministrat e qeverisë nga fajësimi i korrupsionit. Jo se u gjykuan...
Por për arësyen supreme politike se u “dëftuan” idiotë në kryerjen e detyrës me rastin e ministrave të Karamanlis. Dhe Gjykata e Lartë në Shqipëri nuk e çon dosjen e hetimit ndaj ministrit Basha, sepse “zbuloi “ mangësi ligjore.....Kjo është edhe prova e pafajësisë të ministrit Basha .Jo gjykimi, por vendimi arbitrar i Gjykatës.
Po në ndërgjegjen e qytetarit të thjeshtë, që nuk ka mundësi të ketë punë, që ka të përditshme ankthin e bukës të gojës , sa i pafajshëm është politikani, e ata politikanë që kanë në duart e tyre fatin e jetës të tij? Ndërgjegjen e qytetarit të papunë e të pashpresë për jetën që më shumë e zalisin dhe i shkaktojnë gjendje të fikët pathologjike jo e pangrëna, por milionat e evrove që “ mund” të kenë vjedhur ministrat.
Nuk e di a është thjesht një simbolizon i aktualizmit edhe historia e Sokratit, i votuar sot nga populli grek si një nga personalitetet më të mëdha kombëtare të Greqisë.
Sokrati , babai i filozofisë botërore , u detyrua që të pijë helmin e vdekjes –sipas vendimin të gjykatës të Athinës së atëhershme- ngaqë u akuzua nga ajka politike e Athinës për filozofinë, krikikat, sarkazmën , ironinë publike që ushtronte ndaj kastës politike.
Etja pushtetore e politikanëve sotëm të a nuk është po ajo smirë e egërsirë pushtetore e ajkës politike të Athinës së Lashtë që për të ruajtur pushtetin e injorancës dënoi me vdekje jo thjesht Sokratin fizikisht? Dënoi me vdekje vetë filozofinë, e nga e cila ndriçonte barazia shoqërore.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009