Kredia, procedura më e thjeshtë për biznesin sesa për individin
Autori i Lajmit: red.
Vjrotimii BSH-së
Injektimi i parave në ekonomi me anë të kreditimit po vjen në rënie pasi bankat gjithnjë e më shumë po tregohen dorështrënguara.
Ky është përfundimi i një vrojtimi që ka bërë Banka e Shqipërisë. Sipas rezultateve të vrojtimit të aktivitetit kreditues për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008 ka një shtrëngim të standardeve dhe kritereve të zbatuara nga bankat për miratimin e kredive.
Kredimarrja
Kredimarrja po bëhet më e vështirë për individët se sa për bizneset të cilët kanë balancat neto përkatëse minus 61 për qind dhe minus 56 për qind. Sipas llojit të kredisë për individët, kredia konsumatore u shtrëngua më shumë se kredia për blerje banese. Kredia u shtrëngua në pothuaj të njëjtën masë si për korporatat e mëdha ashtu dhe për bizneset e vogla dhe të mesme, por me një shtrëngim më të dukshëm për kredinë për investime afatgjata. Në vrojtimin e gjashtëmujorit të dytë ka rezultuar që bankat presin që standardet e miratimit të kredisë të vijojnë të shtrëngohen gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009, më shumë për bizneset se sa për individët. Por gjithashtu në kontrast me vrojtimet e mëparshme, bankat presin që kërkesa e bizneseve për kredi të bjerë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, si për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për korporatat e mëdha.
Kredia në lekë
Kredia në lekë vazhdon të jetë më e ulët se në valutë. Vendimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë, për rritjen e normës së huadhënies në 5.5%, tregon se kredia në lekë do të jetë akoma më pak e leverdishme. Zakonisht, bankat e nivelit të dytë e ndjekin vendimin e Bankës së Shqipërisë, për rritje të normës së interesit. Një ndikim negativ tek kredia në lekë, për momentin, po jep edhe interesi i bonove të thesarit. Në ankandet e fundit, kërkesa e madhe e qeverisë për para, ka bërë që interesi i bonove të arrijë në 7.5% dhe kjo rritje pritet të ngjasë edhe në ankandet e ardhshme. Shumica e bankave në vend, e llogarisin interesin e kredisë sipas bonove të thesarit, plus një përqindje të caktuar nga secila.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009