Raportohen shifra alarmuese të braktisjes së shkollës
24/05/2009 Sindikata e Arsimit projekt-pilot në 18 shkolla të arsimit parauniversitar
Problematik punësimi i fëmijëve, veçanërisht në sektorë të rriskuar
Vëzhgimi i bërë në shkollat e arsimit parauniversitar ka treguar se fenomeni i braktisjes së shkollës mbetet ende në nivele tepër shqetësuese. Për shkaqe të ndryshme, pjesa dërrmuese e nxënësve detyrohen që të braktisin bankat e shkollës për t’u bërë pjesë e fuqisë punëtore, madje edhe në sektorë të rrezikshëm. Ky shqetësim është ngritur nga Sindikata e Arsimit, e cila ka pohuar se përkundrejt shifrës së lartë të fëmijëve që e kanë lënë shkollën mbeten edhe një tjetër kontingjent i rrezikuar për ta braktisur atë.
Sipas monitorimeve të bëra pothuajse në të gjitha rrethet, ka rezultuar se numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën shkon në 7000, ndërkohë që shumë të tjerë rrezikojnë ta lënë, pasi detyrohen të punojnë në sektorë të caktuar, si: ndërtimi, bujqësi, industri tekstile, tregti, shitje në rrugë apo larje makinash. Pak kohë më parë janë publikuar të dhënat e para në lidhje me punësimin e fëmijëve. “Ndonëse të dhëna jo të plota, rezulton të jetë tepër i lartë numri i fëmijëve që lypin, shesin nëpër rrugë apo atyre që punojnë në të zezë nëpër ndërmarrje të ndryshme private, ku shfrytëzohen në maksimum. Monitorimet tregojnë se janë evidentuar rreth 8 mijë fëmijë të punësuar në sektorët të ndryshëm, që realisht duhej të ishin duke ndjekur mësimin së bashku me moshatarët e tyre. Shifrat mund të jenë edhe më të larta për shkak të mosevidentimit të gjithë atyre fëmijëve që kanë braktisur shkollën. Për të ndihmuar në zbutjen e këtij fenomeni (ndonëse detyrua u takon më shumë institucioneve qeveritare), Sindikata e Arsimit nëpërmjet një projekti të shtrirë në 18 shkolla-pilot po përpiqet të rikthejë sërish në bankat e shkollës nxënësit që e kanë braktisur atë, sidomos në arsimin e detyrueshëm. Drejtuesit e kësaj sindikate kanë pohuar se jo pak, por më shumë se 4622 nxënës vetëm nga shkollat që janë përfshirë në këtë projekt-pilot i janë rikthyer mësimit. Pjesa dërrmuese e këtyre nxënësve u përkasin shkollave të qytetit të Durrësit, Tiranës, Fierit, Korçës dhe Elbasanit, ndërsa rreth 1800 të tjerë kanë dalë nga rreziku i braktisjes së shkollës. Në këto shkolla-pilot punojnë rreth 1600 arsimtarë, me fëmijët që rrezikojnë braktisjen e arsimit parauniversitar.