E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, dëshmitari Loshaj në pyetje me anë të video-konferencës



Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që njëri prej dëshmitarëve në procesin gjyqësor për zhdukjen e Remzi Hoxhës të pyetet me anë të video-konferencës.

Prokurori i çështjes ka kërkuar që ndaj Avdyl Loshajt të zbatohet kjo praktikë, pasi ky i fundit nuk dëshiron që të kthehet në Shqipëri, pasi ndihet i frikësuar. Dëshmitari në një shkresë, që ndodhet në dosjen për gjykim, sqaron se “unë nuk pranoj të vij në Shqipëri, kam frikë se më vrasim. Nëse dëshironi, mund të më pyesni këtu në ambasadën holandeze”. Gjykata kërkoi që të nisin procedurat dhe kontaktet në ambasadën tonë në Holandë, për të parë edhe mundësitë teknike që ofrohen për marrjen në pyetje të këtij dëshmitari. Në të njëjtën kohë, gjykata ka vendosur që t’i drejtohet edhe shtetit italian me letër-porosi për marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që jetojnë në këtë vend, të cilët kanë dijeni për ngjarjen e 21 tetorit të vitit 1995.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›