E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës, 1.620 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit



Policia e Tiranës vazhdon me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër janë ushtruar kontrolle të shumta në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Në datë 17 shtator 2009 në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur 1.620 masa administrative me vlerë 1.709.200 lekë, ndërkohë që u pezulluan 8 leje drejtimi. Policia e Tiranës kërkon mbështetjen e opinionit publik në punën e saj dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›