Dosja Hoxha, Prokuroria kërkon dëshminë e Avdyl Loshajt
19/09/2009 Dëshmitari ndodhet në Holandë, nuk dëshiron të dëshmojë në Shqipëri
Dosja gjyqësore kundër të pandehurve që akuzohen për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës ka hyrë në një tjetër fazë. Dje në seancën e radhës, organi i Prokurorisë i kërkoi gjykatës marrjen e një dëshmie prej së largu. Bëhet fjalë për një prej personave të torturuar nga ish- punonjës të SHIK, Avdyl Loshaj. Aktualisht Avdyl Loshaj, sipas akuzës, ndodhet në shtetin e Holandës. Akuza tha se dëshmia e një prej personave të torturuar në vitin 1995 është e domosdoshme për nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Ndërkohë që është menduar që dëshmia të merret nëpërmjet vidiokonferencës. Kërkesës së Prokurorisë gjykata iu përgjigj pozitivisht. Për të bërë të mundur marrjen e dëshmisë së shtetasit shqiptar Avdyl Loshaj, aktualisht me banim në Holandë, do të duhet të konsumohen disa seanca radhazi. Më parë do të bëhet e mundur marrja e miratimit të tij për të dëshmua me anë të vidiokonferencës. Nëse kjo do të arrihet atëherë do të jetë rasti i dytë pas dëshmisë që ka dhënë nga Italia një prej dëshmitarëve në vrasjen e Azem Hajdarit. Avdyl Loshaj sipas akuzës do të hedh dritë mbi enigmën që ka pësuar që nga viti 1995 e në vazhdim. Ka qenë i vetmi që i ka mbijetuar torturave dhe më pas zhdukjes ndryshe nga shtetasi shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Loshaj di emrat e personave që e rrëmbyen dhe e torturuan. Ndërkohë që në seancën e djeshme gjyqësore nuk ishte paraqitur asnjë prej dëshmitarëve të akuzës. Seanca gjyqësore ishte planifikuar për t’u mbajtur në orën 12.00 të ditës së djeshme dhe u shty për në datë 29 shtator. Në këtë datë pritet të dëgjohet edhe dëshmia e Avdyl Loshaj. Të pandehur në këtë proces gjyqësor janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe.