Gjykata, dy kapitenët 7 vjet burg dhe dëmshpërblimin për familjarët
20/03/2005 Përfundon gjykimi ndaj përgjegjësve të tragjedisë së Otrantos
BRINDIZI - Pas tetë vjetësh nga tragjedia e 28 marsit 1997, në Otranto, ku humbën jetën 84 shqiptarë dhe pas një kalvari gjyqësor, dje gjykata e Brindizit, në Itali, ka dënuar me 3 vjet burg kapitenin italian të anijes "Sibila", Fabricio Laudadio dhe me 4 vjet kapitenin shqiptar të "Katerit të Radës", Namik Xhaferri. Kapiteni i anijes shqiptare është gjykuar në mungesë nga drejtësia italiane, ndërsa mendohet se është azilant në Belgjikë.
Gjykata e Brindizit ka dhënë dje për dy kapitenët dënimet për akuzën "vrasje me dashje e shumëfishtë", të dy së bashku janë dënuar me 7 vjet burg për vdekjen e 84 personave. Gjithashtu dy kapitenët duhet të paguajnë shpenzimet e proceseve gjyqësore si dhe dëmet ndaj familjarëve të viktimave të Otrantos.
Prokurori i çështjes, Leonardo Leone de Kastris, pati kërkuar 6 vjet burg për kapitenin italian të "Sibilës", ndërsa 4 vjet burg për kapitenin shqiptar të "Katerit të Radës".
Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars të vitit 1997, kur "Kateri i Radës" ishte mbushur me më shumë se 100 shqiptarë, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë dhe po shkonte drejt Italisë për t'i shpëtuar trazirave të marsit '97. Anija italiane "Sibila" kishte vëzhguar në radarë "Katerin e Radës" dhe duke i bërë thirrje për t'u kthyer mbrapsht është përplasur me të. Nga kjo përplasje, 84 shqiptarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, u mbytën.
Pas marsit të 1997, të tjera tragjedi pasuan në Kanalin e Otrantos.