"Në Fier do të shkurtojmë gjyqtarët"
20/03/2005 Ministri Xhafa në analizën e gjykatës
FIER – Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa, në analizën e djeshme vjetore të Gjykatës së Fierit ka paralajmëruar "stuhi" pushimesh nga detyra. Ai ka shprehur dje pakënaqësinë ndaj punës së gjytarëve fierakë, shfaqur kjo në volumin e pakët të punës së tyre dhe zvarritjeve të çështjeve penale.
”Me gjithë kushtet tepër optimale të punës, kompjuterizimin tuaj aplikimin e tekonologjisë së informacionit, theksoi dje Xhafa, unë vë re një dukuri negative tek ju. Si shpjegohet që ka diferenca të mëdha të proceseve të çështjeve penale te gjyqtarët, ka vazhduar më tej ai? Pse 25 për qind të çështjeve penale janë rikthyer për gjykim dhe pse ka gjyqtar që u ka ndryshuar vendimi në Gjykatën e Apelit?".
Kreu i Ministrisë së Drejtësisë ka kërkuar dje llogari edhe për zvarritjen e çështjeve penale. Ai ka theksuar se në Fier ka gjyqtar me magjistraturë që u ka ngelur dosja e çështjeve penale gati 1 vit në dorë e papërfunduar.
“Në gjykatën tuaj, theksoi Xhafa, nuk ka ngarkesë pune dhe numri i gjyqtarëve 17 në gjykatën tuaj është shumë herë më i madh sesa volume i punës. Në këtë mënyrë ne do të shkurtojmë numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier”.
Gjatë vitit 2004 në gjykatën e Fierit janë regjistruar 1932 çështje civile dhe kanë përfunduar nga këto 1776, ndërsa çështje civile të veçanta nga 602 kanë përfunduar 589 çështje.