"Iliri u vra nga greku për një këngë shqipe”
20/03/2005 Familjarët përgënjeshtrojnë variantin grek
MAMURRAS - Zef Frroku, babai i emigrantit të vrarë në Athinë, katër ditë më parë, këmbëngul me forcë se i biri është vrarë nga truprojat greke të lokalit, vetëm për shkak të ksenofobisë. Dje ai dhe vëllezërit e viktimës, Iliri, 26 vjeç, kanë thënë për gazetën "Metropol" se nuk është aspak i vërtetë varianti i dhënë nga policia greke, sikur vrasjen e ka kryer një shtetas turk për motive të dobëta. Zef Frroku dhe djali i tij Gjovalini kanë këmbëngulur se shokët e Ilirit, të varrosur tre ditë më parë, e kanë identifikuar vrasësin dhe se ai është grekë. I ati i viktimës ka përgënjeshtruar me forcë dhe me shumë zemërim variantin e dhënë zyrtarisht se i biri është vrarë në një grindje për një tentativë vjedhje.
Mediat e vendit fqinj kanë bërë të ditur dje se Iliri është vrarë në lokal "Kolonat" në Athinë nga një shtetas turk, i cili ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se e ka bërë pasi ka kapur në flagrancë shqiptarët duke tentuar t'i vjedhin motorin.
Zef Frroku ka kujtuar për të gjithë se djemtë e tij kishin mbi 8 vjet që punonin në Greqi aq ndershmërisht sa mezi kishin blerë një shtëpi në Mamurras.
Sipas djemëve të familjes Frroku, që kanë vajtur në vendin e ngjarjes, por edhe gjatë bisedave që kanë bërë me të plagosurit Arben Preçi dhe Pashk Fili, incidenti ndërmjet emigrantëve shqiptarë dhe grekëve ka ndodhur për arsye se ata kanë kënduar këngë shqipe.
"Çdo hamendje tjetër nuk ka lidhje me djalin tonë", është shprehur dje i ati i viktimës, Zef Frroku.
Familjarët e emigrantit të vrarë në Athinë kanë thënë dje se tashmë ata po presin edhe reagimin Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë shqiptare për të na dhënë ndihmën e saj për gjetjen e vrasësit.