E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mitsubishi” përplaset me shtyllën, plagosen rëndë tri persona

20/03/2005  KUÇOVË – Dje, rreth orës 18.30, në rrugën nacionale Urë-Kuçovë, në vendin e quajtur "Meteor" ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor, si pasojë e të cilit kanë ngelur të plagosur rëndë tre persona që gjendeshin brenda makinës.

Sipas burimeve të policisë rrugore, ka qenë makina tip "Mitsubishi", me ngjyrë gri, me targa KV 22 52, që drejtohej nga 45-vjeçari Asqeri Çollaku, e cila është përplasur me një shtyllë betoni. Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i makinës së bashku me djalin e tij, Arditin, 15 vjeç dhe shoku i djalit të tij, Mariglen Qosja.

Kanë qenë udhëtarët e rastësishëm dhe policia që kanë dërguar urgjent në spitalin rajonal të Beratit të tre të plagosurit rëndë, të cilët kanë përfunduar në repartin e urgjencës dhe më pas në sallën e operacionit. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të bërë në Berat është konstatuar se 15 vjeçari Ardit Çollaku ka patur nevojë për një ndërhyrje më të specializuar për shkak të plagëve të marra dhe për këtë arsye është dërguar në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›