KZZ-të do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 61 milionë lekë

20/03/2005 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgatit infrastrukturën zgjedhore me rreth 39 000 komisionerë në të gjithë vendin
Partitë politike shkelin afatet ligjore për krijimin e KZZ-ve
Komisionerët e komisioneve të zonave zgjedhore dhe ngritja e kësaj strukture pritet t'i kushtojë rreth 61 milionë lekë buxhetit të shtetit shqiptar për zhvillimin e zgjedhjeve të këtij viti. Kjo shifër është vetëm masa e shpërblimit për 800 anëtarët e këtyre komisioneve, të cilët janë të shpërndarë në 100 zonat elektorale të vendit. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është dhe institucioni që administron fondet e caktuara nga buxheti i shtetit për zhvillimin e zgjedhjeve, komisionerët e KZZ-ve do të shpërblehen sipas kësaj formule.
KZZ
Kryetari dhe nënkryetari i KZZ-së do të shpërblehet me 80000 lekë. Pagesa do të bëhet për periudhën nga momenti i konstituimit të KZZ-së deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në 100 zonat elektorale të vendit janë 200 kryetarë dhe nënkryetarë KZZ-je. Ndërkohë që për sekretarin dhe 6 anëtarët e tjerë të KZZ-së është caktuar si masë shpërblimi shuma prej 75000 lekë.
Në këtë masë shpërblimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë parasysh periudhën e kohës që nga krijimi i këtyre strukturave deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve. Në caktimin e masës së shpërblimit, KQZ merr në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës si dhe përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në njësinë zgjedhore. Duke iu referuar kodit zgjedhor, strukturat e KZZ-ve duhet të ngrihen jo më herët se 8 muaj dhe jo më vonë se 6 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit të Shqipërisë. Aktualisht kjo datë për caktimin e anëtarëve të KZZ-ve ka kaluar, pasi, sipas Kodit, ngritja e këtyre komisioneve duhet të kishte përfunduar në datën 3 mars të këtij viti.
KQV
Në administrimin e zgjedhjeve janë dhe 37600 anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit. Edhe për këta komisionerë, fondi i KQZ-së ka përcaktuar masën e shpërblimit për periudhën e funksionimit të tyre. Kështu është caktuar masa e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e KQV-së. Ndërkohë që është caktuar dhe masa e shpërblimit në vlerën 3000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së. Ndërkohë që këto struktura ngrihen në varësi të KZZ-ve dhe propozimet për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së bëhen jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë që është KZZ-ja, ajo që emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast, emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 10 ditë para datës së zgjedhjeve. Edhe pse dy javë pas mbarimit të afatit ligjor për ngritjen e strukturës së KZZ-ve, vonesa e shkaktuar nga mosardhja e propozimeve nga forcat politike ka bërë që të ndikojë negativisht dhe në procesin e trajnimit të anëtarëve të këtyre komisioneve në administrimin e procesit të ardhshëm zgjedhor.
Grupet e numërimit
5000 anëtarë do të numërojnë votat e rreth 2 704 300 zgjedhësve
Kodi i ri, zgjedhor i miratuar disa muaj më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, ka sjellë dhe krijimin e një strukture të re në numërimin e fletëve të votimit. Grupi i numërimit të votave në shkallë vendi përbëhet nga 5000 anëtarë. Për numërimin e votave në rang njësie zgjedhore, jo më vonë se 2 orë para mbylljes së votimit, caktohen deri në 5 grupe numërimi, me shtatë anëtarë dhe një sekretar secili. Çdo grup numërimi numëron votat e të paktën e 3 qendrave të votimit. Ndërkohë që, sipas propozimit të KQZ-së, kryetari i grupit të posaçëm të numërimit do të shpërblehet në masën e 8000 lekë. Gjithashtu është caktuar masa e shpërblimit në vlerën 7000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e grupit të numërimit. Kryetari i grupit të parë të numërimit caktohet me propozimin e subjektit politik që ka propozuar zëvendëskryetarin e KZZ-së, ose KZQV-së dhe më pas për kryetarin e grupit të dytë të numërimit me propozimin e subjektit politik, që ka propozuar kryetarin e KZZ-së ose KZQV-së dhe vijohet me këtë radhë për grupet e tjera. Ndërkohë që grupet e numërimit të votave duhet t'i krijohen dhe kushtet e përshtatshme për numërimin e votave, procerdurë e cila duhet të jetë e monitoruar dhe nga vëzhguesit e caktuar për çdo qendër numërimi.
Ankesa LSI-LZHK
"Nuk ka kushte të barabarta në zgjedhjet e përgjithshme"
Kodi i ri zgjedhor ka hasur dhe në kundërshtime të disa forcave politike në vend. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e kanë cilësuar këtë kod si një hap prapa në zhvillimin sipas standardeve të procesit zgjedhor. Sipas dy partive, "jo të gjitha forcat politike janë në kushte të barabarta në strukturat dhe procesin e votimit, pasi nuk respektohet realiteti aktual politiko-parlamentar". Mospërfshirja me përfaqësues të këtyre partive në grupet e numërimit, në strukturat e KQV-ve dhe në KZZ-të. Gjithashtu nga LSI-ja është kërkuar që të realizohet me një transparencë më të madhe numërimi i votave, ku, sipas kësaj partie, procesi të jetë i hapur dhe publik. Në KZZ funksionon një komision me 7 anëtarë të dy partive të mëdha, plus satelitët e tyre të koalicionit dhe votat do të numërohen nga komisioni prej 7 vetësh, të cilët do të emërohen nga 2 partitë e mëdha. Komisione të tilla do të ketë 1 për 3 qendra votimi, prej 7 deri mbi 10 komisione, ku një sallë do të jenë mbi 50 anëtarë në komisione numëruese që do të punojnë në mbi 7 tavolina. LSI dhe LZHK kanë vetëm nga një vëzhgues në sallë.
2.7 euro pritet të shpenzohet për një zgjedhës
Me 936 milionw lekë, KQZ-ja premton standarde për zgjedhjet
KoMisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar qeverisë një fond prej 936 milionë lekë për të zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Në këtë shifër, ekspetët e KQZ-së kanë futur të gjitha shpenzimet që do të bëhen nga administrata zgjdhore, që nga qendra deri te votuesi. Kështu, shpenzimet që do të bëhen për ngritejn e inftrastrukturës zgjedhore si të komisioneve të zonave zgjedhore, të komisoneve të qendrave të votimit, të kutive të votimit, të materialeve të tjera ndihmëse. Në këtë shumë, KQZ-ja ka përfshirë dhe përgatitjen e ambienteve të votimit si dhe trajnimet që do t'u bëhen komisionerëve. Shifra prej 936 milionë lekë do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave për të caktuar fondin që do të dalë nga buxhetii shtetit për zgjedhjet e kësaj vere.
Votuesi
Sipas llogaritjeve të KQZ-së çdo shtetas, që ka mbushur moshën 18 vjeç, do t'i kushtojë procesit zgjedhor rreth 2.7 euro. Kjo llogaritje përfshin fletët e votimit, që do të përdorë votuesi, kutinë e votimit, bojën që do të përdoret për të shënuar çdo votues, si dhe materialet e tjera shtesë, që do të përdoren gjatë porcesit të votimit.
Ndërkohë, që në Shqipëri numërohet përafërsisht rreth 2704300 zgjedhës, kjo duke iu referuar regjistrave të zgjedhjeve të mëparshme. Sipas raporteve ndërkombëtare, kuota minimale, që duhet të shpenzohet nga një vend për çdo votues është rreth 2 euro. Poshtë këtij kufiri, zgjedhjet cilësohen jashtë standardi. Ndërkohë që në disa vende të Evropës Perëndimore shuma e shpenzuar për votues shkon deri në 7 euro.
Vëzhguesit
Procesi i votimit në zgjedhjet e përgjithshme, sipas kodit zgjedhor, i ka lënë hapësira dhe vëzhguesve. Partitë politike, të cilat janë pjesë e procesit, kanë të drejtën e vëzhgimit të procesit. Ndërkohë që dhe institucione ndërkombëtare dhe kombëtare kanë të drejtën e vëzhgimit të këtij procesi. Këta vëzhges duhet të jenë të akredituar nga KQZ-ja. Monitorimi i procesit të votimit nga vëzhguesit duhet të bazohet në disa rregulla, të cilat duhet të respektohen dhe nga komisionerët. Grupe të tilla si vëzhgesit e OSBE/ODHIR-it, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si dhe shoqata të tjera të huaja, vendase do të jenë pjesë e monitorimit të zgjdhjeve të përgjithshme. Pas procesit, këto organizma do të dalin dhe me raportet e tyre përkatëse për mbarëvajtjen e procesit. Raportet e organizmave ndërkombëtare, të cilat veprojnë në Shqipëri, si OSBE/ODHIR-i, do të çojnë vlerësimin e tyre në bashkimin evropian. Mbarëvajtja e porcesit zgjedhor të këtij viti në vendin tonë është cilësuar si një element kryesor nga ndërkombëtarët për integrimin tonë në strukturat e BE-së.
Rregullorja e re e KQZ-së e le institucionin pa nënkryetar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregulloren e re të funksionimit të këtij institucioni. Duke marrë parasysh rekomandimet e bëra nga OSBE/ODHIR, KQZ-ja ka bërë dhe ndryshimet në rregulloren e mëparshëm, duke iu referuar dhe ndryshimet e bëra në Kodin e ri Zgjedhor. Sipas anëtarit të këtij komisioni, Klemend Zguri, miratimi i kësaj rregulloreje sërish nuk qartëson dhe përcakton nënkryetarin e komisionit qendror të zgjedhjeve. Kjo pikë e rregullores ka sjellë debate dhe në miratimin e rregullores së dy viteve më parë, për shkak se kryetari i KQZ-së nuk shprehet se çfarë subjekti përafqëson dhe sipas logjikës nënkryetari i institucionit duhet të dalë nga opozita e kryetarit. Edhe në këët rast, në rregulloren e re nuk ëshstë caktuar një nënkryetar, për shkak të mungesës së përcaktimit të "krahut" të kryetarit. Ndërkohë që, sipas Zgurit, rregullorja e re e KQZ-së sqaron organizimin e punës në admistratën e këtij institucioni, si dhe të përafqësuesve të partive politike në këtë komision. Gjithashtu, kjo rregullore shton masat disiplinore në mbarëvajtjen e mbledhjeve të KQZ-së. Me aprovimin e kësaj rregulloreje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbushur kështu të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Rregullorja e re, sipas anëtarit të KQZ-së, është bërë për shkak se rregullorja paraardhëse ishte shumë e "varfër".
KQZ: Fondet për fushatat elektorale të partive pas krijimit të KZZ-ve
Fondet, e akorduara nga Buxheti i Shtetit për fushatën zgjedhore të subjekteve zgjedhore në masën e 50 për qind e shumës së përgjithshme, do të ndahet midis partive që, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kanë marrë jo më pak se 2,5 për qind të votave. Duke iu referuar zgjedhjeve të mëparshme nga 49 subjekte vetëm 7 prej tyre kanë kaluar pragun e 2.5 përqindëshit, dhe në këtë mënyrë gëzojnë dhe të drejtën e financimit për zgjedhjet e këtij viti. Ndërkohë që këtij numri i është shtuar dhe dy forcat më të reja të politikës shqiptare Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Fondi, i cili do t'i akordohet subjekteve politike, do të miratohet nga Kuvendi. Ndërkohë që ende nuk është bërë regjistrimi i subjekteve pranë KQZ-së, të cilat më pas do të përfitojnë dhe fondet për të zhvilluar fushatën. Gjithashtu, sipas kodit zgjedhor, 10 për qind të fondeve përfitojnë dhe ato parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. Kjo shumë u jepet këtyre partive politike nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë pas regjistrimit të kandidatëve të tyre në KZZ. Ndërkohë që 40 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive të përfaqësuara në Kuvend dhe deputetëve të pavarur që rikandidojnë. Në rast se disa prej subjekteve të regjistruara në KQZ-së pas përfitimit të fondeve nuk kalojnë pragun e 2.5 përqindëshit, fondet të cilat i kanë marrë, i kthehen sërish buxhetit të shtetit. Përveç buxhetit të shtetit, subjektet zgjedhore mund të përfitojnë për fushatën e tyre zgjedhore dhurata nga persona fizikë, ose juridikë privatë vendas. Asnjë person fizik, ose juridik nuk mund t’i japë të njëjtit subjekt zgjedhor dhurata në vlerë më të madhe se 1 milion lekë, ose kundërvlerën në sende ose shërbime.
800 komisionerë të Komisioneve të Zonave Zgjedhore. Shpërblimi i tyre kap shifrën rreth 61 milionë lekë. Kjo masë shpërblimi është për një periudhë gati tremujore të funksionimit të KZZ-ve, që nga krijimi deri në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.
100 Komisione të Zonave Zgjedhore janë të përbërë nga 100 kryetarë, 100 nënkryetarë, 100 sekretarë dhe 500 anëtarë të thjeshtë të KZZ-ve. Në varësi të KZZ-ve janë 37 600 anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit
2.7 euro do të jetë përafërsisht shuma, që do të shpenzohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për çdo votues shqiptar. Ndërkohë që duke iu referuar vetëm regjistrave të zgjedhjeve të mëparshme në vendin tonë numërohen rreth 2 704 393 zgjedhës
936 milionë lekë është shifra totale e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të zhvilluar zgjdhjet e përgjithshme të këtij viti. Shuma e propozuar nga KQZ-ja do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave për të caktuar fondin që do të dalë nga buxhetii shtetit.