E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasen dy makina vdes drejtuesi, plagoset i vëllai

20/03/2005  LAÇ - Një aksident i rëndë me një shtetas të vdekur dhe një të plagosur, ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në superstradën Fushë-Krujë - Lezhë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07 në një moment që rruga ka qenë e mbuluar nga një mjegull e dendur. Sipas burimeve të policisë, ka qenë një manovrim i gabuar i automjetit me targa të Durrësit që drejtohej nga 51-vjeçari Halim Mustafa nga fshati Shtrec, i komunës së Shishtavecit të Kukësit, i cili ka qenë duke udhëtuar me të vëllanë në drejtim të Lezhës. Automjeti i tyre ka qenë duke parakaluar një mjet tjetër, kur ka bërë përplasjen fatale duke u plagosur rëndë drejtuesi, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin e Laçit, ndërsa vëllai i tij ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë. Pas përplasjes, kamioni ka filluar të digjet, pasi pjesët motorike të tij kanë dhënë shkëndija me pjesën e baterive, duke u shkrumbuar e gjitha, edhe pse zjarfikësit e Laçit dhe të Lezhës kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve.

Drane Gega

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›