E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS konsulencë më OSBE për amendamentet Braçe-Lesi

20/03/2005  Partia Socialiste do të zhvillojë një konsulencë më përafqësues të prezencës së OSBE-së në vendin tonë për të qartësuar pozicionin e saj në lidhje me projektligjin "Akti i Lirisë së Shtypit". Pas debateve të zhvilluar dje në selinë e kësaj partie për këtë projektligj mes kryetarit të Komisionit të Mediave, Musa Ulqini dhe njërit për hartuesve të këtij drafti, Erion Braçe, grupi këshillimor ka vlerësuar se amendamentet e sjella mbrojnë interesat e vendit. Sipas sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PS, Valentina Leskaj, "grupi këshillimor vendosi që të thërrasë në emër të partisë kreun e OSBE-së, ambasadorin Pavel Vacek, për të sqaruar se përse organizata është kundër amendamenteve Braçe-Lesi". Ndërkohë që mësohet se në mbledhje të grupit këshillimor janë dëgjuar argumentet e Braçes për nevojën e miratimit të amendamenteve që ndalojnë botuesit, bashkëpronarët apo të afërmit e tyre të përfitojnë nga tenderat me fondet publike dhe publikimi i reklamave apo njoftimeve të enteve shtetërore, nëse gazetat shiten nën çmimin e referencës. Braçe ka argumentuar se amendamentet nuk ndalojnë shitjen nën kosto, apo dhënien falas të gazetave, por nëse ato mbështeten nga bizneset pa përfitime nga fondet publike. Ndërkohë që kryetari i Komisionit të Medias, Musa Ulqini, nuk bëri komente, por burime në mbledhjen e Grupit thanë se ai në pjesën më të madhe i është referuar qëndrimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, OSBE-së, USAID-it, Këshillit të Evropës për mospranimin e amendamenteve, edhe pse pohohet se ka diferenca në treg dhe ndikime në politikat editoriale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›