Policia: "Jemi drejt identifikimit të autorëve të atentatit ndaj Rugovës"
20/03/2005 Policia e Kosovës dhe UMNIK kanë deklaruar dje se janë në prag të identifikimit të autorëve të atentatit të Presidentit Ibrahim Rugova. Refki Morina, zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës, tha dje se “në bazë të konfirmimeve të kolegëve nga njësiti për krime serioze në nivel rajonal është në rrugë të mirë identifikimi i autorëve të kësaj vepre penale, por edhe identifikimi i materialit shpërthyese”, tha Morina. Ndërkohë, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Prijakin, ka mohuar lajmet e bëra të ditura në media, që lidhen me identifikimin e autorëve të shpërthimit .”Policia është duke bërë hetime të nivelit të lartë në lidhje me shpërthimin dhe që t’i sjell të dyshuarit sa më shpejtë para drejtësisë. Ndërsa raportet e disa mediave lidhur me identifikimin e sulmuesve, mund të them se kanë qenë keqinterpretime”, tha Prijakin. Për aksionin e djeshëm, ku janë konfiskuar 120 mijë euro të falsifikuara, Refki Morina tha se aksioni ishte rezultat i hetimeve disamuajshe të policisë së UMIK-ut dhe SHPK-së.