Gjykata, dy vjet liri me kusht sekserit të Kamzës
Ndërmjetësonte tek pedagogët
Tiranë – Gjykata e Tiranës ka përfunduar pak ditë më parë shqyrtimin gjyqësor ndaj një infermieri, të akuzuar si sekser i disa pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Astrit Bara u dënua nga togat e zeza të Tiranës me 6 muaj burg e 500 mijë lekë gjobë për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Përfudimisht, gjykata pezulloi dënimin e tij për një periudhë 2 vjeçare. Sipas vendimit të gjykatës, Bara nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale gjatë kësaj periudhe dhe duhet të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës. Pasi u njoh me pretendimet e palëve, në një proces gjyqësor me kohë të shkurtuar, Gjykata e Tiranës e vlerësoi të provuar akuzën ndaj 37-vjeçarit Bara. “Nga transkiptimi i përgjimit ambiental ndërmjet kallzuesit R.Z. dhe studentit B.I., rezulton se shtetasi B. i ka dhënë personit të quajtur Astrit, një shumë prej 250 eurosh për marrjen e notave kaluese në lëndet e Biokimisë dhe Anatomisë. Bashkëbiseduesi B. ka marrë përsipër që t’i kërkojë shtetasit Astrit të ndihmonte edhe R., në këmbim të një shume të njëjtë. R.Z. dhe Astrit Bara kanë vijuar të bisedojnë me njëri-tjetrin në lidhje me provimet e lëndëve Biokimi dhe Anatomi. Gjatë bisedave janë konfirmuar edhe njëherë shumat 150 euro, 100 euro dhe 2 000 lekë, të cilat kallzuesi R. duhej të paguante për këto lëndë”, - thuhej në vendimin gjyqësor. Astrit Bara u ndalua nga policia në ditët e para të muajit shkurt nga operacioni policor “Provimi i sukseshëm”, operacion i cili prangosi katër persona, dy prej të cilëve pedagogë të UBT-së. Bara u gjykua në një proces të veçuar prej tyre në Gjykatën e Tiranës. a.b.