Pranga të riut, ishte dënuar për dezertim
TIRANE – Policia e Tiranës arrestoi dje 25-vjeçarin Mentor Tanushi, i dënuar me 3 muaj burg për dezertim nga ushtria. Sipas policisë, i riu, banues në Bathore ishte dënuar më datë 22 tetor të vitit të kaluar, pasi ishte larguar nga qendra ushtarake e Bunavisë, Vlorë, duke braktisur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Gjatë gjykimit të çështjes ka rezultuar se i riu nuk kishte paraqitur interes për çështjen, çka i ka dhënë formë të prerë vendimit. Pas dënimit të tij është përcjellë në prokurori urdhri i ekzekutimit të vendimit, i cili është bërë i mundur të ekzekutohet vetëm paraditen e djeshme. Policia pohon se tashmë ai i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer procedurat e mëtejshme dhe ekzekutimin e vendimit penal të gjykatës në ngarkim të tij.