Gjykata e Apelit: Fazliç i "pafajshëm"
Damir Fazliç nuk ka kryer asnjë vepër penale në Shqipëri dhe si pasojë atij nuk mund t‘i sekuestrohet asnjë pronë apo pasuri e paluajtshme që ka ngritur në vendin tonë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në kryeqytet, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Apeli nuk i ka hequr asnjë "presje" vendimit të gjyqtarit Dritan Broci, i cili e shpalli të "pafajshëm" serbo-boshnjakun, i cili dyshohet nga prokuroria se ka kryer disa vepra penale në Shqipëri. Vendimi i gjyqtarit Broci është vendosur në datën 31 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa prokuroria ngulmonte se Fazliç ka konsumuar akuzën e pastrimit të parave. Tashmë vendimi është i formës së prerë dhe Fazliç mund rimarrë pronat që ka blerë në Durrës. Akuza thotë se nisja e hetimeve ndaj serbo-boshnjakut bllokoi pak muaj më parë pasuritë e patundshme, që janë në emër të kompanisë "Croën Acquisitions". E gjithë pasuria e Fazliç në pjesën veriore të Durrësit, atje ku është deklaruar se do të ndërtohet Parku Energjetik, është një sipërfaqe e konsiderueshme toke e regjistruar dhe e njohur zyrtarisht në emër të firmës.
Gjykata, kundër prokurorisë
Vendimi i dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Broci, më 31 dhjetor 2008, është konsideruar nga prokuroria si absurd. Prokurorët Dritan Rreshka dhe Besnik Cani deklaruan se vendimi është i padrejtë, pasi ka kaluar kërkesat e mbrojtjes. Sipas prokurorëve, vendimi u apelua, pasi kishte dyshime të forta se serbo-boshnjaku Damir Fazliç ka pastruar para. Por, ashtu siç pritej, ditën e fundit të vitit 2008, gjykata nxori fitues në procesin gjyqësor për pronat, biznesmenin Damir Fazliç, duke rrëzuar kështu Prokurorinë e Task-Forcës që po e heton serbo-boshnjakun. Por përtej kërkesës së avokatëve për të hequr sekuestron nga pronat, gjyqtari Dritan Broci hyri edhe në themel të hetimit që po kryhet prej muajsh duke bërë komentin e tij. "Shtetasi Damir Fazliç nuk dyshohet të ketë kryer ndonjë vepër penale në Shqipëri", u shpreh Broci. Vendimi i gjykatësit, Broci, ishte thuajse i njëjtë me konkluzionet që kishin lexuar në datën 30 dhjetor 2008 avokatët e Fazliç. Gjyqtari Broci argumentoi se sekuestroja është vendosur sipas një ligji që ka hyrë në fuqi në 2008, ndërsa vepra penale për të cilën ai po hetohet dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2007. Dy prokurorët e çështjes, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, të cilëve u ishte lënë nga gjykatësi vetëm një ditë kohë për të përgatitur konkluzionet këmbëngulën se Damir Fazliç ka pastruar para. Gjatë seancave, prokurorët argumentuan se Damir Fazliç ka blerë prona me vlerë 1.7 milionë euro në Shqipëri, para këto të përfituara nga një biznes në Shqipëri që ishte themeluar në mënyrë fiktive dhe nuk kishte kryer asnjë aktivitet, duke pasur në llogari vetëm 10 mijë lekët e themelimit. Seanca gjyqësore e datës 31 dhjetor u ndoq edhe nga prokurorja amerikane që asiston pranë Task-Forcë, ndërkohë që dy prokurorët e çështjes thanë se do t‘i drejtohen Apelit. Por edhe kjo gjykatë nuk ka ndryshuar asnjë detaj nga vendimi i Brocit, duke e shpallur Fazliç "de jure" të pafajshëm në një nga shkallët më të rëndësishme të drejtësisë.
Provat e akuzës
Prokuroria ka zbuluar se Damir Fazliç, i hetuar aktualisht për pastrim parash, ka transferuar 1.7 milionë euro nga një bankë shqiptare drejt një banke në Zyrih, Zvicër. E gjithë procedura është kryer pas shitjes së kompanisë "Crown Acquisition". Hetuesit e çështjes u kanë parashtruar gjyqtarëve se kanë zbuluar dokumentet e blerjes së tokave në Durrës, në vlerë miliona euro, nga shoqëri që nuk zotërojnë asnjë kapital. Sipas investigimeve të Prokurorisë së Tiranës, shoqëritë që kanë blerë këto prona nuk zotërojnë asnjë kapital, madje janë regjistruar në gjykatë me një kapital prej 100 mijë lekësh (të reja). "Shoqëria ‘Crown Acquisition‘ është regjistruar në gjykatë më datën 25.09.2005, me vendimin numër 34011 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ortaku i vetëm është Damir Fazliç dhe kapitali themeltar 100 mijë lekë, i ndarë në 100 kuota. Zotëruesi është po Fazliç dhe objekti është aktiviteti tregtar në fushën e pasurive të paluajtshme, në fushën e projekteve, të zhvillimit urban dhe të ndërtimit", tha prokurori Besnik Cani, duke saktësuar se megjithëse kishte një kapital vetëm prej 100 mijë lekësh ka arritur të blejë një truall me vlerë miliona euro. Sipas akuzës, shoqëria e dytë në emër të Fazliçit është "Alfa". "Shoqëria ‘Alfa‘ themelohet në gjykatë në vitin 2008. Qëndron në një status pasiv. Por rezulton se kjo shoqëri, krahas ‘Crown Aqustions sh.p.k‘, që mbanin një status pasiv, ka qenë një subjekt i tatueshëm për të operuar në shtetin shqiptar. Megjithëse në këto kushte kryen veprimtari tregtare, duke blerë toka, asete, në vendin e quajtur Porto Romano në Durrës", tha prokurori Besnik Cani. Sipas tij, të gjitha blerjet janë bërë në një kohë që shoqëria "Alfa" nuk ishte e regjistruar fare si subjekt tatimor. Një fakt që ngre dyshime se Fazliç, miku i Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Berisha, ka kryer pastrim parash në Shqipëri, ka qenë publikimi i një transaksioni bankar të tij nga Shqipëria në drejtim të një banke zvicerane. Dy prokurorët Besnik Cani dhe Dritan Rreshka kanë zbuluar se ai ka kryer një transfertë prej 1.7 milionë eurosh nga një bankë shqiptare drejt një banke në Zyrih të Zvicrës.
Hetimi
Miku i Kryeministrit paditi prokurorinë
Biznesmeni Damir Fazliç, që dyshohet për pastrim parash në Shqipëri, ka paditur prokurorinë për zgjatjen e afateve të hetimit edhe një muaj. Miku i Kryeministrit po ndjek të njëjtën taktikë si ministri i Jashtëm, Basha, për të shpëtuar nga akuzat e mundshme. Disa ditë më parë, Fazliç, nëpërmjet avokatëve të tij i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një ankesë për zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria e Tiranës. Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtarin Gjin Gjoni për të shqyrtuar këtë kërkesë dhe për të vendosur nëse organi i akuzës ka respektuar apo jo afatet e hetimit për serbo-boshnjakun. Pretendimi i tij është se hetimet nuk po mbyllen brenda një afati të arsyeshëm, ashtu sikurse parashikon ligji.