Ngjitet në mur për të vjedhur, rrëzohet dhe vdes 20-vjeçari
Një 20-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në oborrin e një fabrike private, ndërkohë që dyshohet se ai kishte hyrë brenda për të vjedhur. Fatmir Cakrri është gjetur i pajetë mes një pellgu gjaku dhe mendohet se ai ka rrëshqitur nga muri rrethues i firmës private, teksa ka qenë duke hyrë brenda këtyre ambienteve. Policia e Tiranës tha se njoftimi për këtë ngjarje të rëndë është dhënë në orët e para të mëngjesit. Roja i fabrikës "Albaco Shoes" ka telefonuar në sallën operative rreth orës 05:00 dhe ka deklaruar se në oborrin e objektit, që ai kishte për detyrë të mbronte, është i vdekur një person. Me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore të seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës. Fillimisht, 20-vjeçari ka qenë i paidentifikuar, deri në momentin, që në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e mjekësisë ligjore. Kur ata kanë bërë gjithë ekzaminimet e duhura në vendngjarje, është vënë re se i riu kishte në xhep një dokument identifikimi me emrin Fatmir Cakrri. Më pas, trupi i pajetë është dërguar në morgun e Tiranës, për t‘u kontrolluar për frakturat që i kishin shkaktuar vdekjen. Për disa orë, mjekësia ligjore ka kryer gjithë veprimet e duhura me 20-vjeçarin, nga ku ka rezultuar se vdekja ishte shkaktuar nga përplasja e kokës përdhe, ku ai mendohet se ka rrëshqitur nga një lartësi prej 2.5 metrash.
Nga ana tjetër, policia ka gjetur të afërmit e 20-vjeçarit, me të cilët ka kontaktuar për të bërë verifikimet e duhura dhe për t‘i njoftuar në lidhje me fatkeqësinë që u kishte ndodhur. Të afërmit e viktimës e kanë identifikuar 20-vjeçarin, i cili ndodhej në morgun e Tiranës. Sipas policisë, ai jetonte në Kamzë dhe mendohet se deri te fabrika e këpucëve në Shkozë kishte shkuar për të vjedhur. Kjo pistë hetimore forcohet edhe më shumë për policinë, pasi në vendngjarje janë gjetur edhe shkallët, me të cilat është ngjitur mbi mur dhe një litar. Ndërkaq, kur ai është ngjitur mbi mur, dyshohet se ka rrëshqitur në pjesën e brendshme të rrethimit.
Përballë kësaj ngjarjeje delikate, policia ka marrë në pyetje rojën e fabrikës, në cilësinë e personit, i cili mund të kishte dijeni për ngjarjen. Por, ai ka deklaruar se nuk e kishte vënë re viktimën deri në atë orë që ka njoftuar policinë. Madje, ai ka treguar se në vendin, ku ai kishte rënë është errësirë dhe nuk shihet gjë. Pas kësaj, roja i fabrikës është lënë i lirë, ndërkohë që dyshimet për këtë ngjarje nuk kanë të sosur. Grupi hetimor dyshon se Fatmir Cakrri nuk ka qenë i vetëm në këtë vjedhje. Specialistët e uniformave blu shpjegojnë se ai mund të ketë qenë me bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët mendohet se janë nga Shkoza. Këto dyshime ngrihen për shkak se mënyra si është vepruar të bën të mendosh se viktima e njihte shumë mirë zonën, ose e njihte dikush tjetër, që mund ta ketë shoqëruar.
Megjithatë, policia do marrë në pyetje edhe të afërmit e viktimës, në lidhje me largimin e tij gjatë natës dhe nëse kishte treguar se ku do të shkonte, apo me kë ka qenë i shoqëruar. Nga kjo pritet të dokumentohet plotësisht ngjarja e regjistruar mëngjesin e djeshëm. Pak muaj më parë, një tjetër i ri ra nga kati i pestë i një pallati, teksa po i arratisej policisë. Ai ishte munduar të fshihej në pjesën e jashtme të një ballkoni, kur ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa dy vite më parë, një tjetër hajdut ra nga një lartësi e konsiderueshme e një pallati, kur po tentonte të hynte në një apartament nëpërmjet dritares. Madje, ai cilësohej nga policia, si "hajduti i lartësive".