E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona, përsëri përplasje te vilat qeveritare

Ka degjeneruar në dhunë fizike dhe shoqërime për në komisariatin e policisë, përplasja mes banorëve të zonës pranë vilave qeveritare dhe ushtarëve të Gardës së Republikës, policisë dhe FNSH-së. Konflikti ka nisur rreth orës 06:50 të mëngjesit të djeshëm, kur disa punëtorë kanë filluar të bëjnë rrethimin me mur të territorit të rezidencës qeveritare. Personat që pretendojnë se janë pronarë të tokës nuk kanë lejuar të vazhdojnë punimet e firmës, që ishte kontraktuar për këtë çështje. Në këtë kohë kanë ndërhyrë forcat speciale të Gardës së Republikës, të ardhura posaçërisht nga Tirana, duke u përplasur ashpër me banorët. Pasi janë nxjerrë me forcë nga territori që pretendohet nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe banorët e zonës, disa nga këta të fundit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së qytetit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›