E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Apelit: Ndoka kryetar i PDK

 

Gjykata e Apelit rrëzoi dje pretendimet e Anton Gurakuqit se është ai kryetari legjitim i Partisë Demokristiane, duke i dhënë në këtë mënyrë të drejtë Nard Ndokës. Trupi i gjykues, i përberë nga tre anëtarë, pasi mori në shqyrtim ankimimin e palës paditëse, të përfaqësuar nga avokati Avni Shehu, hodhi poshtë pretendimet e saj dhe njohu legjitimitetin e Kongresit të jashtëzakonshëm të PDK-së të datës 03.06.2006, që zgjodhi kryetar, Ndokën. Të tre anëtarët që përbënin trupin gjykues, votuan pro këtij vendimi të formës së prerë. Ndërkaq trupi gjykues vlerësoi se i gjithë dokumentacioni i Kongresit, i regjistruar në gjykatë është në përputhje me ligjin për partitë politike. Vendimi i fundit i gjykatës së apelit është vlerësuar nga kreu i kësaj partie, Nard Ndoka edhe si rrëzim i alibisë së kryeministrit për të nxjerrë PDK-në nga qeveria. "Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit ka rrëzuar gjithashtu edhe alibinë e përdorur nga Kryeministri Berisha për të larguar demokristianët nga qeveria. Njohja nga Gjykata e Apelit legjitimitetit të PDK-së dhe të kryetarit të saj z. Nard Ndoka, ndërkaq u jep fund spekulimeve me emrin e PDK-së të individëve që nuk përfaqësojnë këtë parti, por që mbahen në poste të larta shtetërore, vetëm që të dëmtojnë imazhin dhe profilin politik të PDK-së", thekson Ndoka në një deklaratë për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›