Maqedoni, partitë shqiptare zhvillojnë fushatë të qetë
SHKUP- Në Maqedoni, fushata parazgjedhore ndërmjet partive politike shqiptar po zhvillohet mjaft e qetë dhe me dinjitet.
Mediat vendase bëjnë me dije se ky fakt ka habitur vëzhguesit dhe analistët politikë pasi në të kaluarën nuk ndodhte një gjë e tillë.
Nga ana tjetër mediat raportojnë se partitë maqedonase po përdorin një retorikë denigruese, ndërkohë që nuk kanë munguar as incidentet në shtabet e tyre zgjedhore.
Analistët shprehen me tone pozitive për rrjedhën e fushatës parazgjedhore brenda bllokut politik shqiptar, ndërsa shpresojnë se fushata do të jetë pozitive pa retorika fyese e nënçmuese dhe pa incidente deri në ditën e zgjedhjeve.
(e.m/voa/BalkanWeb)