PR, Madhi: Mbështesim pronarët, nuk votuam ligjin e titujve të pronësisë
Partia Republikane ka shpjeguar qëndrimin e saj, një ditë më parë në Kuvend ku refuzoi të votonte për projektligjin e hartuar nga qeveria Berisha për rishikimin e titujve të pronësisë. Sipas Arjan Madhit, republikanët do të vijojnë të mbështesin pronarët pavarësisht se përfaqësia e këtij komuniteti ka zgjedhur të bashkëpunojnë me "Polin e Lirisë".
"Të ndërgjegjshëm për misionin dhe përgjegjësitë tona politike, kundërshtuam nismën ligjore të qeverisë për projektligjin për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, i cili iu paraqit për shqyrtim e miratim Kuvendit në seancën e datës 11.5.2009. Nga përmbajtja e këtij projektligji rezultonte qartazi që ky ligj është një reminishencë e ligjit 7501 dhe në konceptin e tij ishte që tu jepte përdoruesëve të tokës bujqësore, toka në pronësi. Grupi parlamentar i PR-së, pasi argumentoi publikisht dhe juridikisht kundërshtitë e tij, doli nga salla duke detyruar kuvendin të mos miratojë këtë projektligj për shkak të mungesës së kourmit të nevojshëm, bëri të ditur Madhi, kryetar i grupit parlamentar të PR-së. Madhi shtoi në fund se republikanët nuk do lejojnë asnjëherë që të miratohen nisma që sipas tyre bien ndesh me interesat e pronarëve të ligjshëm.