E Diel, 1 Nëntor 2026

Pediatria, 220 fëmijë çdo ditë në urgjencë

Autori i Lajmit: red.
Temperaturat e larta mbi 30 gradë celcius kanë rikthyer sërish fluksin në urgjencat e spitalit të pediatrisë. Sipas mjekëve, numri i vizitave në spital shkon në këto ditë të nxehta maji në 220 persona në ditë. Mosha më e prekur e fëmijëve është katër vjeç, ndërkohë që simptomat janë nga më të ndryshmet. "Shenjat më të shpeshta kur fëmijët çrregullohen gjatë kësaj stine, janë bark, të vjella ose temperaturë e lartë. Kjo mund të ndodhë edhe nga temperaturat e ambientit kur një fëmijë qëndron shumë i ekspozuar në diell ose shkaqe të tjera, infeksione virale ose natyra të tjera. Mosha më e prekur është mosha deri në 4 vjeç",- tha Albert Lama, mjek pediatër. Në këtë situatë, e cila përsëritet çdo vit sa herë që temperaturat janë të larta, mjekët japin edhe këshillat e nevojshme, për t u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve. "Nënat duhet të kujdesen të mos i ekspozojnë në temperatura të larta, t u japin sa më shumë lëngje dhe ushqim të kontrolluar brenda kushteve higjienosanitare", - vijoi ai. Temperaturat e larta priten që këtë javë të ulen me disa gradë, ndërkohë që moti parashikohet sipas meteorologëve të jetë i freskët edhe si pasojë e shirave në ditët në vijim.

Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›