E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët shqiptarë, bursa studimi në Egjipt

Autori i Lajmit: red.
Në bazë të programit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, Qeveria e Republikës Arabe të Egjiptit ofron 10 (dhjetë) bursa studimi për në universitetet publike egjiptiane, 6 (gjashtë) për studime universitare dhe 4 (katër) për studime pasuniversitare, për vitin akademik 2009-2010. Bursa mbulon tarifën e shkollimit, shpenzimet e akomodimit, si dhe shpenzimet e vogla mujore të studentëve: Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e mëposhtme: Për studime universitare:
1. Kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë;
2. Vërtetimin e notave për tri vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria ose Zyra Arsimore e rrethit përkatës;
3. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
4. Fotokopjen e faqes së parë të pasaportës;
5. Certifikatën e lindjes me fotografi;
6. Katër fotografi dokumenti (4x6)
Për studime pasuniversitare:
1. Kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar degën në të cilën dëshiron të studiojë,
2. Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar;
3. Listën e notave, fotokopjen e noterizuar;
4. Dy rekomandime nga profesorë të universitetit;
5. Një përshkrim të shkurtër të temës së studimit të ardhshëm;
6. Certifikatën e lindjes me fotografi;
7. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
8. Katër fotografi (4x6)
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kandidatëve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH është data 8 qershor 2009.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›