Maturantët nisin konsultimet, ja pikët e mesatares dhe testit
Autori i Lajmit: red.
MATURA SHTETËRORE
Bazuar në llojin e degës, konkursi special për Artet, Sportin dhe Arkitekturën do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t i atribuohet mesatares së shkollës së mesme.
Maturantët nisën dje konsultimet njëjavore, për provimet e detyruara të Maturës Shtetërore. Ndërsa konsultimet për provimet me zgjedhje do të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara. Drejtoritë arsimore pritet që të dorëzojnë pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), emrat e nxënësve të klasifikuar mbetës në përfundim të vitit të fundit të shkollave të mesme, me qëllim që të hiqen nga lista e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore. Burime nga AVA konfirmojnë se tashmë është përcaktuar stafi që do të merret me hartimin e tezave përfundimtare për provimet e detyruara të maturës gjatë muajit qershor.
Ndryshimet
Ndryshe nga provimet e vitit të shkuar, për 2009-ën, gara e provimeve përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje. Kështu, është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje. Kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë profil akademik do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testimin e pjesës speciale të konkursit, me përjashtim të degës së Arkitekturës, për të cilën do të jepen edhe lëndët me zgjedhje. Bazuar në llojin e degës, konkursi special për këta kandidatë do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t i atribuohet mesatares së shkollës së mesme.
Testi
Çdo test, në 9 lëndët me zgjedhje që do të jepen në provimet e Maturës Shtetërore, do të ketë krahas përmbajtjes së dallueshme, edhe strukturë të ndryshme pikësh. Edhe këtë vit, testet do të jenë të ndara në dy seksione: në kërkesa me zhvillim dhe zgjedhje. Në total, testi në provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 do të jenë me zgjedhje, dhe po kaq me zhvillim. Provimi në lëndët me zgjedhje do të zgjasë 120 minuta dhe çdo test do të përmbajë në vetvete 40 pikë të mundshme, të ndara këto sipas rëndësisë së pyetjes dhe shkallës së vështirësisë. Pyetjet me zgjedhje, ose me rrethim, do të përmbajnë 4 alternativa, nga të cilat maturanti do të rrethojë vetëm njërën prej tyre, atë që ai mendon se është e saktë.
Pikët
Çdo pyetje e saktë do të vlejë 1 pikë, ndërkohë që maturanti nuk do të penalizohet me heqje pike, në rast se rrethon alternativën e gabuar. Kjo për sa u përket pyetjeve me zgjedhje, pasi pyetjet me zhvillim do të kenë pikëzim variabël nga njëri-tjetri, gjithmonë duke u mbështetur në rëndësinë dhe shkallën e vështirësisë që ato do të kenë. Në provimin "Njohuri për shoqërinë" dhe "Njohuri për Ekonominë dhe Filozofinë", që do të jepen më 10 korrik, në të njëjtën ditë kur maturantët do të japin provimet e tjera me zgjedhje, pyetjet me shtjellim do të kenë vlerë 3 pikë secila, që në total, bashkuar me pikët e kërkesave me zgjedhje, bëhen 40 pikë. Në kërkesat me zgjedhje, maturanti do të rrethojë vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Njëzet pyetje, në total, do të ketë edhe lënda e historisë. Testi do të jetë i ndarë ashtu si edhe në testet e tjera në lëndët me zgjedhje, në kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim, të cilat do të jenë në proporcion të drejtë. Kërkesat me zgjedhje do të kenë vlerë, në rast të përgjigjes së saktë, 1 pikë, ndërsa ato me shtjellim, nga 2-4 pikë.
Pyetjet me zhvillim
Në pyetjet me shtjellim, maturantët do të rendisin çështjet, sipas kërkesës së shtruar në test, ku secila përgjigje do të ketë 1 pikë, të cilat të mbledhura në fund, plotësojnë pikaverazhin e vendosur nga hartuesit e testit. Testi do të ketë të njëjtën strukturë edhe në lëndën e gjeografisë. I vetmi dallim nga lënda e historisë, është që pyetjet me shtjellim në këtë lëndë do të variojnë nga 2-5 pikë. Në lëndët ekzakte me zgjedhje, si kimi, biologji dhe fizikë, pyetjet me shtjellim do të kenë nga 2-3 pikë secila dhe do të jenë të ndara me ushtrime përkatëse, vlera e të cilave do të jetë 1 pikë.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009