E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: “Pres reagimin e institucioneve”

Autori i Lajmit: red.
Të verbrat kanë denoncuar dje dhunën e ushtruar ndaj tyre para selisë së Kryeministrisë në sytë e policëve dhe gardistëve. Të verbrat e cilësuan këtë një dëm moral më të rëndë se ai fizik që u ka dhënë verbëria. Ndërkaq biznesmeni Pëllumb Borshi u kërkoi falje të dhunuarve dhe u përpoq t i dëmshpërblente me bukë falas, duke e cilësuar këtë ngjarje si sulm politik ndaj tij. Ai ka pohuar se në atë moment ka qenë i stresuar. Ndërkohë Presidenti i vendit, Bamir Topi, është shprehur se po pret reagimin e institucioneve në lidhje me skandalin. Edhe nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka mbështetur të verbrit gjatë një takimi të realizuar me ta. “E kam dëshiruar dritën e syve që kur kam qenë një vjeç, nuk njoh as prindërit dhe as motrat dhe vëllezërit e mi. Si ka mundësi që një qytetar i Shqipërisë të dhunojë një grua të verbër, të cilën nuk e kishte njohur kurrë, si ka mundësi të kërkojë falje publike kur mua më ka shkatërruar moralin duke më rënë me grushta kokës, nuk mund t i bësh keq një femre. Ne nuk po i bënim asgjë atij, thjesht ishim kapur prej litari duke kërkuar të drejtat tona, ne jemi të verbër”,- u shpreh e verbra Muçmeraj në fjalën e saj. Fatime Muçmeraj, motra e së verbrës, njëkohësisht shoqëruesja e saj, së bashku me Fran Gjolaj, një tjetër invalid për shkak të verbërisë, u bënë dhe këta protagonistë të dhunës. Në “Zemrën e Hapur”, gjithçka e rrëfyer dëshmonte dhimbjen e këtyre njerëzve pa mbrojtje, por të braktisur nën shantazhin dhe dhunën edhe këtu para selisë së Kryeministrisë nga e cila këta njerëz prej muajsh po kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre të mbijetesës. Por në vend të tyre, ata shpërblehen me dhunë. “Vë në dispozicion ndaj atyre personave të verbër dhe që janë në një minimum jetik si dhe janë ndjerë keq nga ajo situatë vë në dispozicion në biznesin tim në çfarë unë mund t i lehtësoj dhe t ju vij në ndihmë sadopak”,- u shpreh biznesmeni Borshi. Të verbërit kërkojnë vendosjen e dinjitetit të tyre dhe ndëshkimin e biznesmenit, pasi sipas tyre, me këtë veprim janë cenuar të gjithë personat e verbër.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›