E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë kthen rekursin për përdhunuesin e vajzës

08/02/2010  Drejtësia: Është gjykuar saktë në këtë rast
TIRANË – Ramadan Isufaj i dënuar tashmë me 17 vjet burg, pasi u gjend fajtor për përdhunimin e së bijës, nuk ka mundur të arrijë deri në Gjykatën e Lartë. Dosja e tij është futur në listën e atyre dosjeve për të cilat është vendosur mospranimi i rekursit. Për Gjykatën e Lartë në shqyrtimin e kësaj dosje nuk ka pasur asnjë anomali, madje të gjitha provat janë marrë në bazë të ligjit, dhe janë të pakundërshtueshme. Në këtë rast alibia e Isufaj për t’ia faturuar akuzën gruas së tij me të cilën kanë pasur mosmarrëveshje është rrëzuar një herë e mirë. Ai do të vuaj 17 vjet burg për përdhunimin e vazhdueshëm të së bijës që kur ajo ishte 11 vjeçe. Isufaj bindi vajzën që të ndryshonte dëshminë e saj, por ky fakt nuk u mor parasysh dhe vajza u mor në përgjegjësi penale për dëshmi të rreme. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri e ka pranuar që në fillim të hetimeve se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij. Po kështu gjykata është shprehur se Isufaj ka abuzuar me vajzën për 11 vjet dhe një fakt të tillë e ka rrëfyer e dëmtuara. Mes dy bashkëshortëve, sipas gjykatës, ka pasur mosmarrëveshje, por një fakt i tillë nuk mund të çonte deri në pikën e fundit dhe nuk e justifikon veprimin e kryer. Akuza me të cilën u dënua Isufaj është ajo e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›