Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen “Kompas”
Kolegji penal: Në dosje ka shkelje të shumta procedurale
Laureta Rryçi
Gjykata e Lartë vendos të kthejë për rigjykim dosjen penale ndaj Arjan Selimit dhe Arjan Shabanit, dy nga të akuzuarit e dosjes “Kompas”. Kolegji penal, gjatë shqyrtimit të dosjes, ka konstatuar shkelje të shumta procedurale, ndaj ka vendosur që dosja të rishikohet nga e para në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por me një tjetër trupë gjykuese. Ndërkohë që nuk kanë qenë aq me fat të gjashtë të pandehurit e tjerë, Muhamet e Blenard Fejzullau, at e bir, Fatmir Kuçi, Dritan Kuçi, Kujtim Popoçi, Petraq Avrami, vendimi është lënë në fuqi. Më 11 janar të 2008-s, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor tetë të pandehurit për trafik ndërkombëtar narkotikesh. Të pandehurit i kanë mohuar akuzat dhe e apeluan çështjen në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi të linte në fuqi vendimin e mëparshëm. Sipas Prokurorisë, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin drejt Italisë sasi të ndryshme lëndësh narkotike, që silleshin fillimisht nga Turqia në Shqipëri. Për këtë akuzë u arrestuan mjaft persona në Tiranë dhe Itali, por shumë shpejt në qeli mbetën vetëm të pandehurit, pasi autoritetet italiane e kanë përfunduar shumë kohë më parë procesin ndaj pjesës tjetër të grupit.
Pretendimet
Selimi ka kërkuar vetëm pak kohë më parë që dosja e tij të kontrollohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi pretendon se i kanë bërë shkelje të së drejtës, duke e dënuar për diçka që nuk e ka kryer. Ai pretendonte se Gjykata e Shkallës së Parë i ka shkelur të drejtën për procedimin me gjykim të shkurtuar, duke i mohuar në këtë mënyrë edhe uljen e dënimit që parashikohet nga ligji në një rast të tillë. Po ashtu, në kërkesat e tij drejtuar KLD-së, Selimi pretendonte se ka pasur shkelje gjatë procesit të zhvilluar në shkallë të parë, çka sipas tij vërtetohet edhe nga dështimi i provës së zërit. Gjatë procesit, gjykata vendosi të bënte një ekspertim të zërit të Arjan Selimit me zërin e regjistruar nga përgjimet telefonike që ishin bërë nga Policia italiane. Por i dënuari nga gjykata ka deklaruar se përfundimi i ekspertizës ka vërtetuar se zërat nuk kanë qenë të njëjtë.
Vendimi
Trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka dënuar me 75 vjet e 6 muaj burg shtatë të pandehurit e akuzuar për trafik droge, në kuadrin e organizatës kriminale. Pas tre vitesh shqyrtim gjyqësor, togat e zeza vendosën të deklarojnë fajtorë shtatë të pandehurit: Arjan Selimi, emri i vërtetë i të cilit është Armand Andoni, Muhamet e Blenard Fejzullahu, Fatmir Kuçi, Petraq Avrami, Arian Xhemalidhe Kujtim Popoçi, për kryerjen e veprave penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, duke u bazuar vetëm në provat e sjella nga Italia, që janë një volum i madh përgjimesh telefonike. Ndërkohë, vetëm njëri nga tetë të pandehurit, Dritan Kuçi, i hetuar dhe gjykuar në mungesë u deklarua i pafajshëm për mungesë provash.
Shtyhet procesi i Gërdecit, shkak mungesa e gjyqtares Hajdari
Nuk u zhvillua dje ashtu siç pritej procesi për tragjedinë e Gërdecit. Shkak u bë mungesa e një prej gjyqtarëve të trupit gjykues, Fatmira Hajdari. Sipas kryesuesit të këtij procesi, gjyqtarja mungonte për shkak të arsyeve familjare. Ndërkohë edhe salla e gjyqit nuk ishte e mbushur njëlloj si seancat e tjera. Disa nga avokatët e të pandehurve nuk u paraqitën rreth orës 10:00, ashtu siç ishte caktuar të premten e kaluar. Të vetmit që kanë qenë korrekt ishin katër dëshmitarë, të cilët edhe pse u paraqitën dy herë rresht në gjykatë, e kishin të pamundur të dëshmonin për shkak të shtyrjes së seancës.
8 Maj 2010