Sistemohen gjyqtarët ushtarakë
Në mbledhjen e tij të djeshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me votim të hapur, vendosi të plotësojë vendet vakante të shpallura në gjykatat e apelit Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit, në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga 87 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim, pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme: Artan Brocin, Astrit Haxhialushin,
Genti Shalën, Gramoz Levanajn dhe Ridvan Hadon. Gjithashtu u vendos të transferohej në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate Edlira Petri, Shkëlqim Miri dhe Valdete Hoxha.
Në Gjykatën e Apelit Durrës, nga 43 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim, në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit pranë kësaj gjykate, Kliton Spahiu. Këshilli vendosi të transferojë në këtë gjykatë Izet Dushajn dhe Petraq Dhimitrin.
Ndërsa për në Gjykatën e Apelit Vlorë, nga 22 kandidaturat e shqyrtuara, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës për dekretim pranë kësaj gjykate, kandidaturat e mëposhtme: Andi Civicin, Hysen Salikon dhe Skënder Daminin. Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas një periudhe të gjatë kohore, vendosi të transferojë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, Musa Halilin, ndërsa pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Ylli Minkën. Të dy këta gjyqtarë, për efekt të suprimimit nga ligji të Gjykatës së Apelit Ushtarak, ishin në pritje të risistemimit të tyre pranë gjykatave.
Në Gjykatën e Apelit Tiranë
u përzgjodhën kandidaturat:
Artan Broci
Astrit Haxhialushi
Genti Shala
Gramoz Levanaj
Ridvan Hado
U transferuan gjyqtarët:
Edlira Petri
Shkëlqim Miri
Valdete Hoxha
Në Gjykatën e Apelit Durrës
U përzgjodhën kandidaturat:
Kliton Spahiu
U transferuan gjyqtarët:
Izet Dushaj
Petraq Dhimitri
Në Gjykatën e Apelit Vlorë
U përzgjodhën kandidaturat:
Andi Civici
Hysen Saliko
Skënder Damini
U transferua në Gjykatën e Apelit Shkodër:
Musa Halili
U transferua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër:
Ylli Minka
8 Maj 2010