Gjykata e Lartë “u vë kapak” akuzave ndaj Mediut
Avokatët: “Do të kishim dashur betejë të plotë, por Prokuroria u tregua e paaftë”. Reagojnë banorët: “Do të bëjmë vetëgjyqësi, nuk ia falim Mediut gjakun e të afërmve tanë”
Laureta Rryçi
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë u ka vënë kapakun dje akuzave në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tashmë ministër i Mjedisit në kabinetin e ri qeveritar. Vendim i djeshëm ka ngjallur reagimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit.
Kolegjit penal, të kryesuar nga Besnik Ymeraj, iu deshën më shumë se dy orë për të vendosur pushimin e çështjes pas gjykimit mbi pretendimet e palëve mbi vijimësinë e këtij procesi. Avokatët mbajtën fort si provë mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti nga klienti i tyre. Ndërsa përfaqësuesit e Akuzës pretenduan se heqja imunitetit ishte ende e vlefshme për sa kohë që gjykata nuk kishte dalë në një vendim të formës së prerë. Familjarët kërcënuan se do të bënin vetëgjyqësi për humbjen e të afërmve të tyre.
Kërkesat
Avokati i Mediut, Ardian Visha, në fillim të seancës iu drejtua kolegjit penal duke i shpjeguar se mandati i ri i siguron Mediut imunitetin. Sipas avokatëve, në bazë të ligjit, nuk mund të vazhdojë procedimi penal ndaj një personi me imunitet. Ndërkaq, prokurorët e çështjes e kundërshtuan kërkesën me argumentimin se Kuvendi ka marrë një herë mendim për imunitetin e Mediut dhe përderisa nuk ka vendim të dytë, çështja nuk mund të pushohet.
Pasi u parashtruan të dyja pretendimet, kolegji penal vendosi pushimin e çështjes pikërisht sipas argumentimit të avokatëve se ndaj një personi me imunitet nuk mund të vazhdojë procedimi penal. Në këtë mënyrë Mediu u shpëton të gjitha akuzave mbi çështjen në ngarkim të tij, atë të Gërdecit. Në kuadër të hetimeve për Gërdecin, Prokuroria e akuzoi Mediun se me veprimet e mosveprimet e tij abuzoi e shpërdoroi me detyrën në kohën që ka qenë ministër i Mbrojtjes. Avokati i Mediut, Ardian Visha, pak çaste pasi kishte lënë sallën e gjyqit, deklaroi se “ai si avokat do të preferonte një betejë gjyqësore me prokurorët, por nuk pati fat, pasi prokurorët ishin të paaftë”. Gjykimi ndaj Mediut nisi pak muaj pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit, që ndodhi më 15 mars të 2008-s. Tragjedia shkaktoi 26 viktima, qindra të plagosur dhe shkatërrimin e mijëra bizneseve dhe banesave. Rreth 30 të akuzuar po përballen me Drejtësinë pas tragjedisë së rëndë. Me vendimin e djeshëm vetëm për një pjesë të dosjes do të vazhdojë gjykimi. Dosja që është ende në gjykim po gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës dhe nëse do të nxjerrë përgjegjës, tashmë kanë mbetur për t’u gjykuar nga ish-shefi i Shtabit e deri te specialistët e thjeshtë.
Reagimi
Ata që e kanë pritur më të irrituar vendimin e djeshëm ishin pikërisht familjarët e viktimave të Gërdecit. Ata familjarë prej më shumë se një viti i kanë ndjekur rregullisht të gjitha seancat gjyqësore që janë zhvilluar në Gjykatën e Lartë. Për ta ky vendim është njësoj si një vrasje e dytë për ta dhe se nuk kanë ndër mend ta lenë me aq, por kjo punë do të mbarojë me vetëgjyqësi. Zamira Durda, që humbi djalin e saj të mitur, Erionin, në tragjedinë e Gërdecit, me lot në sy shprehet: “Nuk e kuptoj pse nuk ngrihen këta njerëz, pse nuk kërkojnë të drejtën për fëmijët e tyre. Unë do të vazhdoj të kërkoj të drejtën time. Dua një përgjigje se përse fëmija ime nuk jeton. Nuk ia fal Mediut, a kujtdo qoftë, humbjen e tri viktimave në shtëpinë time. Do të kaloj në vetëgjyqësi, do të bëhem kamikaze", - shprehet ajo.
Akuzat zyrtare që ishin ngritur nga Prokuroria ndaj Mediut
Akuzuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal, si dhe akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, me subjekt ushtarak kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të K. P. Ushtarak dhe Neni 25 i K. Penal.
Mediu: “Të zbardhet çështja deri në fund”
Pas pushimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, shprehet se nuk i njeh vetes asnjë lloj imuniteti, ndërsa kërkon zbardhjen e plotë dhe me transparencë të tragjedisë së Gërdecit. "Nuk i njoh vetes asnjë lloj imuniteti për hetimin e kësaj çështjeje. Përfaqësuesit e mi ligjorë, pavarësisht nga kushtet e reja procedurale, kërkuan vazhdimin e gjykimit me anë të një memoje", - thuhet në deklaratën për media të Mediut. I rizgjedhur deputet e njëherazi i dekretuar nga presidenti si ministër i Mjedisit, me propozim të Berishës, Mediu theksoi se pozicioni i tij i ri nuk i jep asnjë imunitet shtesë dhe kërkon hetimin dhe gjykimin e çështjes deri në fund.
Berisha: “Për qeverinë time nuk ka imunitet”
Menjëherë pas pushimit të çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Berisha. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë, në emër të njëshit të Ekzekutivit, zëdhënësja e tij sqaron se si për qeverinë, dhe për deputetët e maxhorancës nuk do të ekzistojë imuniteti. Deklarata citon se “duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si kryeministër dhe si kryetar i kësaj maxhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se për qeverinë time dhe për deputetët e maxhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet”. Kryeministri Berisha shtoi se për këtë kategori nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo të ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Deklarata e zëdhënëses Meçani përfundon se do të jetë ky standardi i kësaj maxhorance. I pyetur ditë më parë nga mediat se si e shihte ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu, sërish në postin e ministrit, kryeministri ia atribuoi këtë të drejtë vetë Partisë Republikane.
15 Shtator 2009