E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA-të , megjithatë hartojnë listë të zezë të gjykatësve në Maqedoni!

27/02/2005  "Ambasada në Shkup punon në një projekt për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe presim se një produkt i projektit do të jetë e ashtuquajtura listë e rezultateve që dokumenton se sa kohë këto raste gjenden në sistemin gjyqësor pa vendim ose përfundim", deklaroi zëdhënësja e Byrosë Evropiane të Stejt Departamentit, Ketrin Shellou, në intervistën për servisin në maqedonisht të Radio Zërit të Amerikës,

duke shtuar se “lista" është vetëm pjesë e mbështetjes së përgjithshme amerikane për reformat gjyqësore në Maqedoni".

Shkup, 25 shkurt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojnë në projektin për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe do të dalë me të ashtuquajturën listë, që dokumenton se sa kohë këto raste gjenden në sistemin gjyqësor pa vendim ose përfundim.

Këtë e deklaroi në Uashington zëdhënësja e Byrosë Evropiane të Stejt Departamentit, Ketrin Shellou, në intervistën për servisin në maqedonisht të Radio Zërit të Amerikës.

Shellou i demantoi paralajmërimet në mediumet e Maqedonisë se SHBA-të hartojnë listë të zezë të gjykatësve nga Maqedonia. "Nuk hartojmë listë të zezë të gjykatësve. Ambasada në Shkup punon në një projekt për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe presim se një produkt i projektit do të jetë e ashtuquajtura listë e rezultateve që

dokumenton se sa kohë këto raste gjenden në sistemin gjyqësor pa vendim ose përfundim", deklaroi ajo. Sipas Shellou, që citohet nga agjencia e lajmeve Makfaks e

Shkupit, SHBA-të janë të brengosura se rastet e këtilla i pengojnë reformat në gjyqësinë.

"Rastet gjyqësore që zgjasin një kohë të gjatë dhe nuk kanë përfunduar mund ta pengojnë zbatimin e së drejtës dhe procesin e reformave në gjyqësinë", tha ajo, duke shtuar se lista "është vetëm pjesë e mbështetjes së përgjithshme amerikane për reformat gjyqësore në

Maqedoni". Në mesin e projekteve tjera, ajo i përmendi stërvitjen e gjykatësve dhe prokurorëve, dhe modernizimin e kapaciteteve gjyqësore. Përfaqësuesja e Byrosë evropiane amerikane vlerëson se, megjithatë, "Maqedonisë i mbetet të përgjigjet në

këtë problem", ndonëse SHBA-të konsiderojnë se reforma në gjyqësinë në vend është shumë e rëndësishme, për shkak të krijimit të shoqërisë dinamike qytetare, demokracisë së fuqishme dhe vënies në lëvizje të Maqedonisë drejt anëtarësimit në institucionet evroatlantike. Ajo paralajmëroi se ky projekt do të zgjasë dhe ende nuk është përcaktuar data se kur ai do të bëhet publik. "Lista e rezultateve do të ndahet me përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa do të informohen edhe mediumet", deklaroi zëdhënësja e

Byrosë Evropiane të Stejt Departamentit, Ketrin Shellou në intervistën për Zërin e Amerikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›