Kosova e pavarur, por jo dhe sovrane
27/02/2005 Flet ish-ministri i Jashtëm i Serbi-Mali i Zi, Zoran Svillanoviç
Tre vite pasi ka lënë detyrën e ministrit të Jashtëm të Serbisë e Malit të Zi, Goran Svillanoviç, ka shkuar në funksionin prestigjioz të Koordinatorit të Tryezës së Parë të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Tryeza e parë merret me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në vendet e rajonit, që kanë qëllim të shpallur futjen në BE.
Pakti për stabilitet, tani është i fokusuar në ndihmën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Bullgaria, Rumania dhe Kroacia, që kanë bërë hapa të rëndësishëm në afrimin me BE. Por përpjekjet e tryezës së parë janë të orientuara edhe mbi Serbinë e Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Shqipërinë e Maqedoninë.
Grupet e punës së Tryezës së parë, zgjidhin probelmet e arsimit, bashkëpunimit ndërkufitar, demokracisë lokale, barazisë gjinore dhe të rinjve. Funksioni dinamik i koordinatorit nënkupton një numër bisedimesh me personalitetet më me ndikim, që krijojnë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sjellin vendimet politike kyçe.
Goran Svilloanoviç, pjesën më të madhe të kohës do ta kalojë në udhëtime nëpër vendet e rajonit.
Monitor: Qeveria e Serbisë është në fund të integrimeve evropiane. Në qendër të vëmendjes ka vendosur Kosovën. Sa mund të ndihmojë Pakti i Stabilitetit për këtë?
Haga, Kosova dhe marrëdhëniet e Serbisë e Malit të Zi janë temat që dominojnë, por për këto tema qeveria duhet të presë, t’i zgjidhë me vendimet e veta, që të merremi me tema të tjera. Kjo vlen dhe për qeverinë, në të cilën kam qenë unë.
Në këtë vit dhe në vitin 2006, do të këtë shumë bisedime për Kosovën dhe këto natyrisht do të shfrytëzohen për manipulim dhe krijimin e perdeve të tymit, që të mos merremi me çështje të tjera jetësore. Para së gjithash, që të mos hapen debatet, se si mund t’i arrijmë integrimet evropiane e më pas, se si të luftohet kundër varfërisë e tema të tjera shoqërore.
Unë do të prisja që, qeveria e Serbisë të ketë guximin që të ftojë Prishtinën në dialog të hapur. Krahas Beogradit dhe Prishtinës, këtu janë edhe Uashingtoni e Brukseli, të cilët do të vendosin për të ardhmen e Kosovës. Do të dëshiroja që qeveria jonë të ftojë qeverinë e Kosovës në bisedime dhe argumentet e të dyja palëve t’i dëgjojnë edhe Brukseli e Uashingtoni, por edhe fqinjët tanë, sepse, cilado që të jetë ajo marrëveshje, ata do ta pranojnë dhe do të jetojnë me të.
Kjo do të jetë tema për të cilën do të luftohet këtë vit dhe vitin tjetër.
Monitor: A kanë Uashingtoni dhe Brukseli politikë të përcaktuar deri në fund ndaj Kosovës?
Nuk kanë. Kjo nuk është e mirë, madje në këtë moment mendoj se po mbizotërojnë ata që mendojnë se duhet të pritet edhe pak. Vëmendja e tyre është drejtuar në tema të tjera të nxehta të botës, siç është situata në Lindjen e Mesme. Më duket se, jemi në rrugën e rrëshqitjes nga rendi i ditës.
Kjo do të ishte e keqe edhe për ne, edhe për Ballkanin. Edhe në këtë kontekst, roli i Paktit të Stabilitetit, është që të mos lejojë që Ballkani Perëndimor të ikë nga rendi i ditës i Brukselit.
Unë kam frikë se kjo mund të ndodhë. Sa mundem, me bashkëbiseduesit e mi, para së gjithash me Solanën dhe Oli Ren, kam insistuar që integrimi i Ballkanit Perëndiomor, tashmë është vendosur në takimin e Selanikut. Ne jemi pjesë e gjeografisë së Bashkimit të ri Evropian.
Puna ime është që të insistoj, që për asnjë moment të mos lejoj që situata në Ballkan dhe në Evropën Juglindore të ikë nga qendra e vëmendjes së BE-së.
Monitor: Duket sikur paaftësia e shoqërisë kosovare për ta mbajtur pavarësinë është shkaku i vetëm, për të cilin Uashingtoni nuk ka realizuar?
Kjo në Uashington është dilema kryesore. I frikësohen mosfunksionimit të institucioneve të shoqërisë kosovare dhe paaftësisë për ta kontrolluar dhe ushtruar pushtet në të gjithë territorin.
Prandaj, mendoj se do të kërkohet zgjidhje në fazë kalimtare.
Në këtë moment, Kosova do të bëhet e pavarur nga Serbia, por jo dhe sovrane. Duhet ta dallojmë sovranitetin nga pavarësia. Sovraniteti, pranimi ndërkombëtar, anëtarësimi në KB, do të shtyhen për një periudhë kur Kosova do të bëhet shtet funksional.
Politika e Beogradit është ndarja e Kosovës. Nuk duhet ta fshehim se ka dy qëndrime: Pavarësi menjëhershme, siç dëshiron Prishtina dhe ndarje të Kosovës, siç është politika e pa shqiptuar e Beogradit.
Kjo është politika që i frikësohen edhe Uashingtoni edhe Brukseli e natyrisht dhe rajoni.
Më të hapen disa tema të mëdha si integriteti i Maqedonisë dhe Bosnjës.
Për këtë shkak, ideja për ndarjen e Kosovës, pritet pa qejf, por kam përshtypjen se në hapësirat dytësore të kancelarive botërore, pas dyerve të mbylluar mirë në nivele të ulëta, ndarja mbahet si opcion i gjallë.
Monitor: A do të ndikojnë opsionet për Kosovën, për zgjidhje në Jug të Serbisë e Vojvodinë?
Besoj se Serbia, gjithçka që do të marrë në veri të Kosovës (kantonizim, “Oher plus”. Ndarje a çfarëdo tjetër) si këmbim duhet ta japë në kumunat në jug të Serbisë, dhe ndoshta dhe në gjashtë komuna në Vojvodinë. Faktorët e mëdhenj ndërkombëtarë duan simetri. Vetëm ai që nuk e sheh seriozisht skenën politike dhe shoqërinë, nuk e shikon se çfarë ndodh.
Në këtë mënyrë, duhet të kuptohet ajo që verën e shkuar ndodhi në Baçka me incidentet, ajo që ndodhi në KE, me misionin e Parlamentit Evropian, që ishte në Vojvodinë për të vërtetuar faktet. Qëllim i kësaj ishte që në momentin përkatës, të dilet me kërkesën për simetri përkatëse.
Këto janë vlerësimet e mia dhe nuk besoj, se këto nuk i shikojnë dhe politikanë të tjerë në Beograd.
Monitor: A është efikasiteti i SHBA-ve, të cilin keni patur rast ta konstatoni si ministër i Jashtëm, akoma më i madh në madatin e dytë të Bushit?
Kondolesa Rice erdhi në Evropë me detyrën për të përgatitur vizitën e Presidentit Bush, i cili do të paraqesë ose jo “politikën e re” të SHBA-ve në lidhje me Evropën, si partnerin kryesor. Ajo ka konfirmuar tema të përbashkëta për këto takime. Në këto tema të përbashkëta jemi dhe ne, por më vjen keq se jemi nga fundi i listës. Në krye janë tema të tjera dhe mendoj se për ne nuk do të ketë bisedime me detaje.
Pyetja juaj drejtohet diku tjetër: Në aftësinë e SHBA-ve për të përcaktuar qëllimet e veta dhe për t’i realizuar ato. Kjo është temë mjaft e madhe. Kjo, e thënë kushtimisht, është çështje e aftësisë më të vogël të BE-së, që në mënyrë koherente, ta përcaktojë politikën e vet dhe ta zbatojë atë në mënyrë konsistente.
Kjo është çështje e ndryshimit në koncept. Kur i kemi dëgjuar analistët që analizojnë politikën e SHBA-ve, kemi dëgjuar fjalët kyçe: terrorizëm, forca të së keqes, aktivitet antiterrorist.
Në BE, dominojnë fjalët: stabilitet, potencial ekonomik, zgjerim i BE-së.
Monitor: Dy koncepte të ndryshme?
Ka dy këndvështrime, dy axhenda të ndryshme. Unë pres nga BE që të flasë për katër tema: BE dhe Rusia, interesat e BE në Azinë Qendrore, integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe pranimin e Turqisë.
Në se përgjigjet qartë për këto katër çështje, BE përcakton kufijtë e vet dhe vjen në pozicionin e përcaktimit të politikës së vet të jashtme dhe zbatimit të saj.
Vitet e mëparshme, është parë qartë se edhe vende, që ishin para hyrjes në BE, shihnin me vëmendje. Se çfarë bën Uashingtoni. Kanë qenë të gatshme të tërhiqnin disa veprime, që mund të kërcënonin interesat, perspektive të tyre evropiane.
E tillë ka qenë mbështetja e gati të dhjetë anëtarëve të ardhshëm të BE, për ndërhyrjen amerikane në Irak. Ky është sinjal. Çdo vëshgues evropian, mund të pyes se pse ndodh kështu? Pse BE është akoma në hije të vendimeve të Uashingtonit?
Duhet të punohet, që të sigurohet më shumë prezencë e BE. Rasti për ndryshim ishte marrja e misionit në Bosnjë e Maqedoni dhe ndoshta marrja e nje roli të ri në Kosovë.
Pas njoftimeve se Kosova mund të bëhet protektorat evropian, ose se mund të rritet roli i ndikimit të BE në pjesën e administratës civile e ushtarake në Kosovë, se BE mund të marrë detyrime nga KB, është vetëm konfirmim i politikës “Standardet para statusit”. Unë pres që BE të marrë rol më të madh në Kosovë.
Monitor: Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë e Malit të Zi, Vuk Drashkoviç, pas vizitës në Uashington, njoftoi mundësinë e hyrjes së Serbisë e Malit të Zi në Partneritet për Paqe (PpP), pa marrë parasysh bashkëpunimin jo të plotë me Hagën. Në terminologjinë e Beogradit sundon koncepti i “bashkëpunimi esencial“ me Hagën. Çfarë do të thotë kjo?
Unë e kam dëgjuar këtë interpretim, kur e tha zëvendëskryeministri i qeverisë së Serbisë, Mirolub Labus. Nëse do më pyesni, se çfarë mendoj si dështimin më të madh si ministër i Jashtëm, do të thoja faktin se nuk kemi hyrë në PpP. Më vjen keq për këtë, sepse mendoj se kjo është pika kyçe e përpjekjeve për reformat në Serbi, në sektorin e sigurisë.
Mendoj se do të jetë problem i madh, ndërtimi i kontrollit civil mbi këtë sektor, nëse nuk jemi pjesë e një sistemi të madh. Unë këtë sistem e shoh në PpP, në NATO. Atëherë faktorët civilë e ushtarakë do të silleshin në përputhje me ligjet e këtij sistemi.
Mendoj, se ka patur dhe ka edhe tani, në në ushtri dhe në politikë shumë prej atyre që janë për këtë. Por, rregulli i parë është që të keni kontroll të plotë civil mbi sektorin e sigurise, që të mund të hyni në PpP.
Unë në Uashiington e Bruksel, jam përpjekur të sqaroj se është e nevojshme të hyjmë më parë, që të ndërtojmë kontrollin që nuk e kemi.
Nuk i kam bindur. Më vjen keq për këtë. Në se kjo qeveri, e arrin këtë unë do ta uroj.
Monitor: Me fjalë të tjera, bota do të ishte e kënaqur që Beogradi të dorëzonte katër gjeneralët, pa Mlladiçin?
Mënyra, se si trajtohet Kroacia në BE dhe bashkëpunimi i saj me Hagën për Gotovinën, duhet të zbatohet dhe në Serbi dhe për të ardhmen e saj evropiane, dmth., për problemin me Hagën dhe problemin me Mlladiçin. Për PpP, kjo është pengesa kryesore. Nëse do të bëhen ndryshime, unë nuk do të isha kundër.
Shumë e rëndësishme është, që të vendi ynë të hyjë në këtë organizatë. Mlladiç nuk do të kapërcehet. Do të mbetet me siguri në radhë. Për ne është pengëse e madhe, aq e madhe sa nuk mund të hyjmë në PpP.
Ka anëtarë të NATO-s që ndajnë këtë mendim dhe përpiqen të na ndihmojnë. Por mendimi i shumicës ka qenë: Më parë Mlladiç, të tjerat pas.
Nëse do të ketë ndryshim, nuk duhet kuptuar gabim.
Monitor: Njëra ndër çështjet e pazgjidhura është bashkësia shtetërore e Serbisë e Malit të Zi. Si e shihni zgjidhjen?
Për këtë ka shumë mistifikime. Në formimin e bashkësisë shtetërore ka patur dy qëllime kontradiktore, që duheshin plotësuar njëkohësisht.
I pari, ka qenë ndalimi i procesit të shpërbërjes dhe ndarjes, për sa kohë, askush nga faktorët kryesorë ndërkombëtarë nuk e ka idenë se çfarë do të bëhet me Kosovën. Pasi, ndarja e Serbisë më Malin e Zi, pashmangshëm do të thotë në të njëjtin moment edhe bisedime për statusin e Kosovës. Qëllimi ka qenë të pengohet shpërbërja.
Qëllimi i dytë ka qenë ruajtja e pushtetit të Millo Gjukanoviçit në Mal të Zi. Kjo, për shkak se, ata që ishin opozita e tij dhe morën pjesë para dy vitesh në qeverinë federale, nuk arritën ta bindin bashkësinë ndërkombëtare, se mund ta çonin Malin e Zi drejt reformave.
Këto ishin dy qëllime të kundërta. Nëse shihet kështu, bashkësia shtetërore i ka plotësuar të dyja qëllimet. Shpërbërja është penguar dhe është ruajtur pushteti i Millo Gjukanoviçit.
Kur të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës dhe kur të afrohet zgjidhja e tij, shkaku i parë i ruajtjes së bashkësisë do të bjerë.
Shkaku i dytë është çështje malazeze, në të cilën tani nuk do të hyj.
Monitor: Cila do të jetë përfundimisht zgjidhja?
Këtë nuk e di. Në botë ka mjaft politikanë të vendosur, që janë kundër copëtimit të mëtejshëm të shteteve dhe në BE dëshirojnë partnerë të mëdhenj dhe funksionalë. Ka dhe nga ata që kanë mendim krejt të kundërt.
Mendimi im, është se kështu siç është sot Bashkësia shtetërore nuk mund të jetë anëtare e BE. Fjalën përfundimtare do ta japin qytetarët.
Nëse mbetet shteti i përbashkët, ai duhet të jëtë funksional. Kjo do të thotë harmonizim i plotë, formim i një varg trupash që i kemi shuajtur, të cilat kanë ekzistuar më parë, e para së gjithash ministri të reja. Por, do të doja që të mos humbim kohë prapë. Mendoj se nuk kemi shumë kohë për t’u larguar nga problemet kyçe.
Marrë nga revista “Monitor” e Podgoricës