Kissinger, Sekreti i marrëdhënieve Rusi-SHBA
Uashington - Diplomati i njohur amerikan Henry Kissinger, i njohur edhe si ndërmjetësues gjatë luftë së ftohtë në kohën e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, tashmë i është rikthyer misionit të tij sërish për të rregulluar marrëdhëniet SHBA-Rusi. Sipas mediave ruse, Kissinger ka udhëtuar drejt Moskës si i dërguar i posaçëm i presidentit Obama dhe ka zhvilluar një takim sekret me presidentin rus Dimitri Medvedev. Takimi në fjalë është zhvilluar në muajin dhjetor, para ceremonisë së betimit të presidentit Obama.
Ndihmësi i Kissinger, Tom Graham ka pohuar takimin e shefit të tij me Medvedev, por ka mohuar një takim të përfolur në media me kryeministrin rus Vladimir Putin.
Specialistët shprehen se edhe deklaratat e Medvedev gjatë atyre ditëve, kanë qenë për një përmirësim të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në.